
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarr.
Rasti ka ndodhur më 1 maj 2026 në ora 13:30 në Gjakovë.
“E dyshuara femër kosovare ka postuar një video-incizim në rrjetin social Snapchat me armë zjarri. Nga e dyshuara është konfiskuar arma-pistoletë me dy karikatorë të zbrazët”, thuhet në raport.
Read more (Policia e kosovës):Vrasje në tentativë në Istog, dy vëllezër sulmohen me thikë dhe me mjete të forta – të dyshuarit në arrati
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/





