Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si i konsumoni
Aktualitet

Yndyrat nuk duhen shmangur: rëndësi ka cilat zgjidhni dhe si i konsumoni

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Yndyrat cilësore nuk janë armik i shëndetit dhe as nuk duhet të përjashtohen nga ushqimi i përditshëm. Ajo që ka rëndësi është lloji i yndyrës, burimi prej nga vjen dhe mënyra si kombinohet me pjesën tjetër të ushqimit

Organizatat shëndetësore theksojnë se cilësia e yndyrave është po aq e rëndësishme sa sasia: yndyrat e pangopura, sidomos ato nga burime bimore, duhet të kenë përparësi ndaj yndyrave të ngopura dhe transyndyrave. OBSH rekomandon që yndyrat e ngopura të mos kalojnë 10 për qind të energjisë ditore, ndërsa transyndyrat të kufizohen në më pak se 1 për qind.

Keqkuptimi më i shpeshtë është se çdo yndyrë të shëndosh. Në të vërtetë, yndyrat janë të domosdoshme për organizmin: ndihmojnë në përthithjen e vitaminave A, D, E dhe K, marrin pjesë në prodhimin e hormoneve dhe japin ndjenjë ngopjeje. Problemi lind kur ato merren kryesisht nga ushqime shumë të përpunuara, skuqje të rënda, ëmbëlsira industriale, ushqime të shpejta dhe produkte me transyndyra.

Read more (Ushqimi):Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas ngrënies?

Në përditshmëri, zgjedhja më e mirë është që yndyrat të merren nga ushqime të plota: arra, bajame, lajthi, fara liri, fara chia, avokado, ullinj dhe peshk. Në këto forma, yndyra vjen bashkë me fibra, minerale, vitamina dhe përbërës mbrojtës. Harvard T.H. Chan School of Public Health i cilëson yndyrat mono të pangopura dhe poli të pangopura, si ato që gjenden në vaj ulliri, arra, fara dhe peshk, si zgjedhje më të mira për zemrën sesa yndyrat e ngopura dhe transyndyrat, transmeton Telegrafi.

Vend të veçantë zë vaji ekstra i virgjër i ullirit, një nga bazat e ushqimit mesdhetar. Ky model ushqimi nuk është domosdoshmërisht i varfër në yndyra, por yndyrat vijnë kryesisht nga vaji i ullirit, arrat, farat dhe peshku. Studimet mbi ushqimin mesdhetar e lidhin këtë mënyrë të ushqyeri me përfitime për zemrën, metabolizmin dhe jetëgjatësinë, pikërisht sepse theksi nuk është te eliminimi i yndyrës, por te zgjedhja e saj e duhur.

Read more (Ushqim):Krokodili gati 4 metra shokon turistët në një hotel në Zimbabve, hyn në recepcion

Megjithatë, jo çdo yndyrë natyrale duhet parë njësoj. Vaji i kokosit, gjalpi, dhjami i kafshëve dhe dhjami i derrit janë më të pasura me yndyra të ngopura. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndalohen plotësisht, por duhet të përdoren rrallë dhe në sasi të vogla, sidomos te personat me kolesterol të lartë, hipertension, diabet apo rrezik kardiovaskular. American Heart Association rekomandon kufizimin e yndyrave të ngopura dhe zëvendësimin e tyre me vajra të pangopura, si vaji i ullirit, i kanolës apo vajra të tjera bimore.

E rëndësishme është edhe mënyra e gatimit. Vaji nuk duhet të digjet, sepse kur arrin pikën e tymosjes fillon të degradohet dhe humb cilësinë. Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon që, nëse vaji fillon të nxjerrë tym ose ka erë të rëndë, të mos përdoret më. Po ashtu, skuqja e thellë nuk konsiderohet metodë e shëndetshme gatimi.

Read more (Telegrafi):Klodit nuk i del inati me Mozën pas daljes nga Ferma VIP: Aty brenda ka dinozaur, armiku im kryesor

Kur qëllimi është shtimi i peshës, qasja duhet të jetë e kujdesshme. Nuk mjafton të hahet më shumë. Duhet krijuar tepricë kalorike cilësore, me ushqime që japin energji, por edhe proteina, vitamina, minerale dhe fibra. Academy of Nutrition and Dietetics thekson se shtimi i shëndetshëm në peshë duhet të mbështetet në ushqime të pasura me lëndë ushqyese, jo në kalori të zbrazëta nga pijet e gazuara, ëmbëlsirat apo ushqimet e përpunuara.

Për ata që konsumojnë ushqime me origjinë shtazore, burime të mira proteinash janë vezët, peshku, mishi pa shumë yndyrë, kosi, djathi i freskët dhe produktet e qumështit. Për ata që ndjekin ushqim kryesisht bimor, thjerrëzat, fasulet, qiqrat dhe bishtajoret janë zgjedhje shumë të mira, por është e dobishme të kombinohen me drithëra integrale, si orizi integral, tërshëra, buka integrale apo quinoa, për të plotësuar më mirë profilin e aminoacideve.

Read more (Vaji):Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Karbohidratet komplekse janë po aq të rëndësishme. Patatet, orizi integral, tërshëra, makaronat integrale, buka e zezë dhe drithërat e plota japin energji të qëndrueshme dhe ndihmojnë organizmin të ndërtojë masë muskulore, sidomos nëse kombinohen me ushtrime force. Një vakt i mirë për shtim të shëndetshëm në peshë mund të jetë: peshk ose vezë, oriz integral ose patate, sallatë me vaj ulliri dhe një grusht arra ose fara.

Dallimi kryesor është te cilësia. Shtimi i shpejtë i kilogramëve përmes sheqerit, skuqjeve dhe ushqimeve industriale rrit më shumë yndyrën trupore dhe mund të dëmtojë metabolizmin. Ndërsa shtimi gradual, me ushqime të plota, proteina cilësore, yndyra të mira dhe karbohidrate komplekse, i jep trupit mundësi të ndërtojë ind funksional, jo vetëm të ruajë energji të tepërt.

Read more (Peshku):Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale

Në fund, yndyrat nuk duhen frikësuar, por duhen zgjedhur me mend. Një grusht arra, pak fara liri në kos, avokado, ullinj, peshk dhe vaj ulliri ekstra i virgjër janë mënyra të mira për t’i dhënë trupit energji dhe lëndë ushqyese pa rënë në shtim të pashëndetshëm të peshës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Drithëra #Peshku #Tërshëra #Ushqim #Ushqimi #Vaji #Yndyrat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës”/ Blushi: Shkarkoi Hysenin, por nuk “dorëzon” Ballukun
  • ‘Shqipëria është e bukur por…’ motoristi rumun i shpëton përplasjes së rrezikshme në Theth, apel shoferëve shqiptarë: Qëndroni në korsinë tuaj (VIDEO)
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
  • FOTOT/ Kokainë e hashash brenda makaronave të gatuara, si iu zbulua porosia e drogës të dënuarit te 313-ta
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by