Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bilanci/ 282 aksidente në 3 muajtë e parë të vitit, 391 të vrarë e të plagosur! 2025-a, viti më fatal në 5 vitet e fundit, 200 viktima në rrugë
Aktualitet

Bilanci/ 282 aksidente në 3 muajtë e parë të vitit, 391 të vrarë e të plagosur! 2025-a, viti më fatal në 5 vitet e fundit, 200 viktima në rrugë

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tragjedia në Durrës, që tronditi opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, rikthen sërish vëmendjen tek një fenomen që, pavarësisht masave dhe kontrolleve, vijon të marrë jetë në rrugët shqiptare.

Një analizë e statistikave të pesë viteve të fundit tregon një realitet shqetësues. Numri i aksidenteve ka njohur ulje dhe ngritje, por bilanci i viktimave mbetet alarmant, madje viti 2025 rezulton më fatali i kësaj periudhe.

Në vitin 2021, në të gjithë vendin u regjistruan 1376 aksidente rrugore. Si pasojë, 1860 persona u përfshinë në ngjarje rrugore dhe 197 prej tyre humbën jetën.

Një vit më pas, në 2022-shin, aksidentet ranë në 1165, ndërsa edhe viktimat pësuan ulje, me 164 jetë të humbura — shifra më e ulët e pesë viteve të fundit.

Por ky trend nuk zgjati.

Në vitin 2023, aksidentet u rritën sërish në 1285, ndërsa numri i viktimave shkoi në 192.

Read more:Aksident tragjik në Turqi/ Përmbyset autobusi me pasagjerë, raportohet për 4 viktima dhe 15 të plagosur (VIDEO)

Kulmi i numrit të aksidenteve u arrit në vitin 2024, me 1666 përplasje rrugore dhe 2255 persona të përfshirë. Megjithatë, pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, viktimat ishin 175 — më pak se në vitet pararendëse.

Kjo do të ndryshonte ndjeshëm në vitin 2025.

Edhe pse numri total i aksidenteve ra në 1375, u regjistrua bilanci më i rëndë i pesë viteve të fundit: 200 persona humbën jetën. Me më pak aksidente se një vit më parë, por me më shumë viktima, 2025 rezulton viti më fatal i periudhës 2021–2025.

Shqetësues mbeten edhe rastet e shkaktuara nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. Nga 45 raste në vitin 2021, ato arritën në 62 në vitin 2024 dhe 30 në vitin 2025.

Read more:Tronditëse në Brazil, një 5-vjeçare u varros e gjallë në një varr çimentoje nga nëna dhe njerku i saj

Ndërkohë, edhe shifrat e tre muajve të parë të vitit 2026 tregojnë se situata mbetet larg përmirësimit. Nga janari në mars janë regjistruar 282 aksidente, me 391 persona të përfshirë në aksidente.

Një tregues se, edhe këtë vit, rrugët vijojnë të mbeten mes kërcënimeve më serioze për jetën.

Dhe ndërsa statistikat flasin me numra… tragjedia e kësaj të diele në Durrës kujton se pas çdo shifre fshihet një familje e shkatërruar, një jetë e ndërprerë, dhe një pyetje që rikthehet pas çdo aksidenti fatal: a po bëhen rrugët shqiptare më të rrezikshme?

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aksident me vdekje #aksidentet rrugore #Durres #Familje #perplasja e femijeve ne durres #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • E përplasi kamioni teksa priste në radhë në Portin e Durrësit, humb jetën shoferi 61-vjeçar nga Kosova (EMRI+VIDEO)
  • “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
  • Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)
  • Rikthehet bilanci negativ, në gjysmën e vitit 679 aksidente, 43% më shumë se e njëjta periudhë vjet
  • Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 18 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 15 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 13 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by