Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliardë dollarë: Izraeli miraton planin për të blerë aeroplanë luftarakë F-35 dhe F-15IA nga Lockheed dhe Boeing
Aktualitet

Një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliardë dollarë: Izraeli miraton planin për të blerë aeroplanë luftarakë F-35 dhe F-15IA nga Lockheed dhe Boeing

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Izraeli ka dhënë miratimin përfundimtar për një plan për të blerë dy skuadrone të reja luftarake me aeroplanë luftarakë të përparuar F-35 dhe F-15IA nga Lockheed Martin dhe Boeing në një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliardë dollarë, tha ministria e mbrojtjes të dielën.

Marrëveshja, e miratuar nga Komiteti Ministror për Prokurimin i Izraelit, është një hap i parë në një plan prej 350 miliardë shekelësh (119 miliardë dollarë) për të forcuar ushtrinë e Izraelit dhe “për të forcuar gatishmërinë përpara një dekade të vështirë për sigurinë izraelite”, tha ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo shtoi se skuadronet e reja “do të shërbejnë si një gur themeli i zhvillimit afatgjatë të forcës ushtarake, duke adresuar kërcënimet rajonale dhe duke ruajtur superioritetin strategjik ajror të Izraelit”.

Read more (Izraeli):Sa mund të zgjasë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit?

“Krahas nevojave të menjëhershme të prokurimit në kohë lufte, ne kemi përgjegjësi të veprojmë tani për të siguruar avantazhin ushtarak të IDF-së dhjetë vjet nga tani e më tej”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Amir Baram, duke iu referuar ushtrisë izraelite.

Lufta e fundit me Iranin “përforcoi se sa kritike është marrëdhënia strategjike SHBA–Izrael dhe sa thelbësore mbetet fuqia ajrore e përparuar”, ka shtuar ai.

Trump thotë se SHBA-të mund të rifillojnë sulmet ndaj Iranit ‘nëse ata sillen keq’

Sipas marrëveshjes, Izraeli do të blinte një skuadrilje të katërt F-35 nga Lockheed Martin dhe një skuadrilje të dytë aeroplanësh luftarakë F-15IA nga Boeing.

Read more (Izrael):Sulmi ndaj murgeshës në Izrael, indinjatë në mbarë botën: Nuk është rast i izoluar

Në dhjetor, Boeing mori një kontratë prej 8.6 miliardë dollarësh për Izraelin, duke përfshirë 25 F-15IA të rinj dhe një opsion për 25 të tjerë.

Baram tha se hapi tjetër do të ishte të ecnin përpara me finalizimin e marrëveshjeve me qeverinë amerikane dhe homologët ushtarakë.

Kujtojmë se SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, por një armëpushim ka qenë në fuqi që nga 8 prilli. Marina Amerikane mban një bllokadë të porteve iraniane.

Read more (Irani):Delfinë “kamikazë”, plani i Iranit: Do t’i “armatosim” me mina për të sulmuar anijet amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, theksoi se konflikti iranian demonstroi fuqinë e forcës ajrore dhe rolin e saj vendimtar në mbrojtjen e Izraelit.

“Mësimet e asaj fushate kërkojnë që ne të vazhdojmë të shtyjmë përpara ndërtimin e forcës, për të siguruar epërsi ajrore për dekadat e ardhshme”, tha ai.

Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar gjithashtu militantët e Hamasit të mbështetur nga Irani në Gaza dhe militantët e Hezbollahut në Liban, që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Read more (Shba):Media: Teherani po ul prodhimin e naftës! Trump në Kongres: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar! Por nga Teherani: E mundshme rifillimi i luftës

Katz tha se aeroplani i ri do të çonte në një hap të rëndësishëm teknologjik në integrimin e aftësive autonome të fluturimit, sistemeve të mbrojtjes së gjeneratës së ardhshme dhe vendosjen e dominimit ushtarak izraelit në hapësirë.

“Misioni ynë është i qartë: të sigurohemi që IDF të ketë mjetet, aftësitë dhe forcën për të vepruar kudo, në çdo kohë”, tha Katz. “Ne do të vazhdojmë të investojmë, të bëhemi më të fortë dhe të qëndrojmë përpara armiqve tanë – për ta mbajtur Izraelin të sigurt sot dhe në të ardhmen”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aeroplan luftarak #Aeroplani #Gaza #Irani #Israel katz #Izrael #Izraeli #Lindja e mesme #Lockheed martin #Shba #Ushtria izraelite

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
  • Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • “Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”/ Pankartat në ditën e 120: Asnjë hap pas!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin