Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trepça fiton në Pejë dhe kalon në finalen e madhe
Aktualitet

Trepça fiton në Pejë dhe kalon në finalen e madhe

• 3 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trepça ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi e mposhti Pejën edhe në ndeshjen e katërt gjysmëfinale me rezultat 103-96, duke e mbyllur serinë me 3-1.

Ndeshja në Pejë dhuroi spektakël dhe ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që shënuan shumë, por në fund mitrovicasit u treguan më të qetë në momentet vendimtare dhe e menaxhuan më mirë epërsinë.

Ndeshja e së dielës ishte interesante. Skuadra pejane e fitoi çerekun e parë me rezultat 32:24. Por skuadra e verdhë sikur u ndal në çerekun e dytë, të cilin Trepça e fitoi me plot 20 pikë dallim, 34:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 58:46 në të mirë të “xehetarëve”.

Çereku i tretë përfundoi 23:22 për Pejën, ndërsa rezultati pas 30 minutave ishte 80:69 në të mirë të Trepçës.

Read more:Nga parketi te puna me fëmijët: Fisnik Rugova sjell përvojën e tij për gjeneratat e reja në Prishtinë

Peja megjithatë nuk u dorëzua. 1 minutë e 25 sekonda para fundit u afrua në vetëm një pikë, 92:91.

Dardan Kapiti më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 94:91. Peja në anën tjetër të fushës dështoi në tentim për tri pikë, ndërsa Sek Henry realizoi treshe, 32 sekonda para fundit për 97:91. Kështu ndeshja u mbyll, ndonëse u shënuan edhe pikë të tjera.

Trepçën drejt fitores e udhëhoqi Vining me 24 pikë, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe Hasbrouck dhe Henry me nga 18 pikë, si dhe Kapiti me 15 pikë.

Read more:Për një muaj në Pejë shqiptohen 310 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave

Te Peja, më i dalluari ishte Bracey me 31 pikë, ndërsa Dardan Berisha realizoi 24 pikë, por paraqitjet e tyre nuk mjaftuan për ta çuar serinë në ndeshje të pestë.

Me këtë triumf, Trepça e pret tani finalen e madhe, ku synon ta kurorëzojë sezonin me titull kampioni. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #basketboll #Interesante #Kb peja #Kb trepça #Para #Peja #Pejë #Superliga e kosovës në basketboll

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin