Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Balluket që po bëhen fiksim: modeli retro që e ndryshon pamjen menjëherë
Aktualitet

Balluket që po bëhen fiksim: modeli retro që e ndryshon pamjen menjëherë

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të frymëzuara nga Jane Birkin, këto balluke të lehta, paksa të çrregullta dhe natyrale po rikthehen si një nga trendet më të kërkuara të sezonit

Jane Birkin nuk lidhet vetëm me çantën ikonike Hermès që mban mbiemrin e saj. Ndikimi i saj në modë dhe bukuri shkon shumë më larg, sidomos falë stilit të thjeshtë, të pakuruar në dukje, por gjithmonë elegant.

Një nga elementet më të njohura të pamjes së saj janë balluket, të cilat sot njihen si Birkin Bangs. Ky model, i lidhur me estetikën britanike dhe pariziane të Birkin, po përjeton një rikthim të madh, falë nostalgjisë dhe interpretimeve moderne.

Sipas stilistëve të flokëve, popullariteti i këtij modeli është ndikuar edhe nga figura të njohura si Jenna Ortega, Anne Hathaway dhe Dakota Johnson, e cila prej kohësh i qëndron besnike këtij stili, transmeton Telegrafi.

Read more:Familjet moderne po i humbin zakonet e vjetra: Çfarë po zhduket nga shtëpitë tona?

GettyImages

Çfarë janë balluket Bangs?

Balluket karakteristike të Jane Birkin ishin të shkurtra, të prera drejt dhe binin pak mbi vetulla, me maja më të holla. Ato nuk kërkojnë shumë flokë dhe japin një pamje të lehtë, natyrale dhe paksa retro.

Versionet e sotme janë më të buta dhe më të gjata. Shpesh prekin qerpikët, në vend që të qëndrojnë vetëm mbi vetulla. Prerja ruan formën e drejtë, por majat janë më të lehta dhe më të ajrosura, duke krijuar efekt më të relaksuar dhe më modern.

GettyImages

Kujt i përshtaten?

Ky model shkon shumë mirë me flokë të hollë dhe të drejtë, por mund të përshtatet edhe me tekstura të tjera. E rëndësishme është që prerja të bëhet sipas formës së fytyrës, dendësisë së flokëve dhe stilit personal.

Read more:“Nuk jam person perfekt”, Anne Hathaway sqaron akuzat për sjellje ‘divë’

Nëse i prisni balluket për herë të parë, është më mirë të niset pak më gjatë, sepse flokët shpesh ngrihen pas prerjes. Më pas, stilisti mund t’i shkurtojë gradualisht.

GettyImages

Çfarë t’i kërkoni stilistit?

Merrni me vete një fotografi reference me një person që ka formë fytyre dhe teksturë flokësh të ngjashme me tuajën. Kërkoni që majat të hollohen pak dhe balluket të mos hapen shumë anash.

Ideja është që ato të qëndrojnë afër syve dhe vetullave, me maja të lehta dhe jo shumë të rënda.

Read more:Anne Hathaway dhe Dakota Johnson surprizojnë me një puthje të fortë në trailerin e filmit “Verity”

GettyImages

Si mirëmbahen?

Balluket Birkin duken të thjeshta, por kërkojnë pak kujdes të përditshëm. Mund të stilohen me furçë të rrumbullakët, por pa u bërë shumë të fryra apo të rrumbullakëta. Efekti më i bukur është kur duken natyrale, të lehta dhe pak të ndara në fije.

Për ta ruajtur gjatësinë ideale, nevojitet shkurtim çdo disa javë. Lajmi i mirë është se, kur vendosni t’i rrisni, ky model bashkohet më lehtë me pjesën tjetër të flokëve.

Në fund, sekreti i këtyre ballukeve është pikërisht thjeshtësia: një prerje që duket e rastësishme, por që mund ta ndryshojë menjëherë pamjen e fytyrës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anne hathaway #Balluket #Balluket birkin #Dakota johnson #fytyre #Jane birkin #Moderne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • “SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 3 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin