Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur! Duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale
Aktualitet

Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur! Duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale

• 4 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Lartë vendosi rishikimin e praktikës gjyqësore të masës së arrestit me burg. Kolegjet e Bashkuara të gjyqtarëve qartësojnë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, pse duhet ‘arrest me burg’ në vend të një mase alternative. Sipas gjyqtarëve të lartë, duhet të argumentohet me prova se pse duhet vazhduar një masë arrest me burg dhe jo e kundërta, si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale.

Por, për juristin Kreshnik Spahiu edhe pse ky është një vendim historik, sipas tij duhet të ishte marrë më herët, pasi burgjet shqiptare janë mbushur me të paraburgosur për vepra penale “ordinere”, siç i cilëson ai. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv, juristi Spahiu thotë se ndërhyrja e Gjykatës së Lartë është e drejtë dhe do të përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit. Por sipas tij, ky vendim nuk është zgjidhje përfundimtare nëse Kuvendi nuk ndërhyn për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Duhet të ishte bërë më herët kur burgjet shqiptare ishin të mbushur plot me të paraburgosur për vepra ordinere, shpesh herë edhe kundërvajtje, mijëra shqiptarë presin në paraburgim për vite me radhe për shkak të vonesave në proceset gjyqësore, mosrespektimit të aftëve. Jo vetëm Gjykata e Lartë, por edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte reaguar më shpejt. Vjen nga sensibilizimi politik dhe ndonëse ndërhyrja është e drejtë, rekomandimet janë ligjore, hapja e një praktike nga Gjykata e Lartë do përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit, kjo e nuk e zgjidh përfundimisht. Duhet ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka dhënë rekomandime për mënyrën e praktikës dhe arsyetimit që duhet të japin gjykatat apo kërkesat që duhet bëjnë prokurorët për dhënien e masës më shtrënguese të arrestit me burg, por s’mund të ndryshojnë rrethanat. Është Kodi i Procedurës Penale që orienton procesion dhe detyron gjykatat për rastet në të cilat jepet arresti me burg. Reflektimi nuk mund të bëhet vetëm kur politika frikësohen nga arresti me burg. Sensibiliteti ndërkombëtar apo debati mediatik është hapur se janë rënduar masat e arrestit me burg për politikanët jo se burgjet ishin mbushur plot. Është ndërhyje e drejtpërdrejtë, jo në kohën duhur dhe s’do ta përmirësojë procesin penal dhënien e masave të arrestit”, thekson Spahiu në Report Tv.

Read more:Sela për hyrjen në qeveri: Badenteri në Gjykatën Kushtetuese është kusht

Spahiu kritikoi masat e ashpra të arrestit, duke thënë se nuk sjellin asgjë. Juristi thekson se masat represive mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi nga gjykata.

“Realiteti në Shqipëri tregon paradoks, sa më shumë janë arrestuar aq më shumë është thelluar korrupsioni. Kuptoj që ka njerëz të etur për arrestime dhe sekuestrime për shkak të zhgënjimit nga keqqeverisja, kjo mund të përmbushë vetëm një hakmarrje ndaj disa individëve, por sot nuk ka zgjidhur gjë. Nuk ka ulje të nivelit të korrupsionit pas arrestimit të disa politikanëve. Korrupsioni është më i thellë se inkriminimi i disa individëve, kur korruptohet i gjithë sistemit tenton të bëjë pis të gjithë ambientin. Masat represive janë parapake, mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi. Kur të vijë marrja e vendimit mund të kthehet në boomerang. Realiteti shqiptar duhet të ketë edhe një qasje tjetër të problematikave që po ndeshim, sa më shumë arrestime, sa më shumë korrupsion. Vështirë se masa represive të arrestit sjellin ndryshim. Ndëshkueshmëria është gjë tjetër, arrestimi gjë tjetër”, tha Spahiu.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë vjen pasi shqetësimit të ngritur vazhdimisht për situatën e paraburgimeve në Shqipëri dhe adresimi i këtij problemi është kërkuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Read more:Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

Në fund të vitit 2025, ishin 4503 prapa hekurave në Shqipëri, nga të cilët 2569 (ose 57%) ishin të paraburgosur. Pra me masë sigurie, pa një vendim të formës së prerë. Këto shifra e renditin Shqipërinë në krye të vendeve evropian për numrin e të paraburgosurve, duke ngritur alarmin në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:17

Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së arrestit/ Malaj: E mbështes! Mbajtja në qeli e njerëzve pa prova, krijon kosto të trefishta!

1777911479_arbenmalaj.jpg

Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin.

Read more:Anatomia e intuitës: Leximi si një aftësi e të menduarit kritik

Komentet Malaj i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit.

Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’.

“Jurisprudenca duhet të ketë në thelbin e saj ndjesi njerëzore. Kjo do të ketë vlerë nëse trajtohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pavarësisht se e mori atë presionin nga debatet e mëdha politike, kur unë prap jam me idenë që edhe për ta, edhe për Metën, edhe për Veliajn, edhe për Berishën, mund të prezumohej pafajësia dhe mund të ishin me arrest me burg,

Read more:Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas ferrave ka mbaruar, radarët janë zgjedhja e duhur

Kur ne mbajnë në burg një njeri për drita, ujë, shkelje, krijomë kosto të trefishtë, e para personi që arrestohet, e dyta familjet që duhet ti mbajnë në burg dhe e treta problemi i buxhetit të shtetit. Mbështes, është një gjë që duhet ta bëjmë pjesë të kulturës tonë. Më mirë hap një shkollë e mbyll një burg”, tha mes të tjerash Malaj.

Më tej Malaj tha se kudo në botë politikanët nuk merren dhe burgosen menjëherë, por gjithçka vjen pas një procesi të gjatë.

Read more:Zvicër: Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar

Sipas Malajt, nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do të luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit, por ngritja e një sistemi funksional të shtetit ligjor.

“Ajo që ndodh në ndryshimet në kodin penal dhe do reduktohet numri i të arrestuarve a është pozitive për vendin tonë, apo negative? Pavarësisht se politikanë. Në botë nuk i merr njeri t’i burgosë menjëherë dhe pastaj t’i bëjë fajtorë. Netanyahu ka kaq kohë, Andreoti kishte aq kohë. Duhet të ndërgjegjësohemi, nuk është agresiviteti i dënimit me burg ai që do luftojë korrupsionin apo kapjen e shtetit. Është ngritja e sistemit të funksionimit të shtetit ligjor, që minimizon ato fenomene që ne jemi kaq të shqetësuar”, vijoi më tej Malaj.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arrestim #Arrestime #Burgjet #Gjykata #gjykata e larte #Jurisprudenca #korrupsion #Kreshnik Spahiu #paraburgim #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
  • Protestuesi para Kryeministrisë: Të arrestojnë Edi Ramën, t’i fusim të gjithë në burg! Kanë bërë krime me shqiptarët
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
  • Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 15 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by