Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti vazhdon takimet në Samitin e Jerevanit: Kosova e përkushtuar drejt BE-së dhe NATO-s
Aktualitet

Kurti vazhdon takimet në Samitin e Jerevanit: Kosova e përkushtuar drejt BE-së dhe NATO-s

• 4 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Jerevan, ka marrë pjesë në dy panele me fokus luftën kundër drogës dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike ndaj kërcënimeve hibride.

Kurti ka theksuar se gjatë samitit zhvilloi edhe një sërë takimesh “të rëndësishme e të frytshme” me liderë të shteteve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të institucioneve euro-atlantike. Ai ka njoftuar se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, si dhe me kryeministrat Andrej Plenković (Kroaci), Luc Frieden (Luksemburg), Petteri Orpo (Finlandë), si edhe me Princin Albert II të Monakos.

Read more:Koalicionet pezull, LVV-së i duket herët, PDK s’e ka diskutuar, LDK e AAK të heshtur

Kurti takohet me Kallas në Samitin e Jerevanit: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat në BE

Po ashtu, Kurti ka bërë të ditur se ka takuar edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë ndër liderët e shteteve me të cilat Kosova synon të vendosë marrëdhënie diplomatike.

Sipas tij, Republika e Kosovës mbetet e përcaktuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke e konsideruar këtë si garancinë më të mirë për stabilitet e siguri afatgjate në rajon dhe për zhvillim të qëndrueshëm.

Read more:Armeni/ Sot samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe Rama: E rëndësishme të ecim para me bashkimin e Europës

Kurti ka shtuar se njohja e Kosovës nga vendet që ende hezitojnë, si dhe avancimi i statusit të saj në shtet kandidat për anëtarësim, duhet t’i paraprijnë një procesi të bazuar në merita.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Jerevan #Kaja kallas #Kosova #Kroaci #Luc frieden #Luksemburg #Mark rutte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë
  • Fundi i gushtit sjell fluks nga Kosova drejt Shqipërisë, trafik në Rrugën e Kombit
  • “Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220 lekë/ litri, Berisha: Fajin e ka qeveria! Takson karburantin më shumë se rajoni
  • Në pikun e sezonit, qytetarët nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën (VIDEO)
  • Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 57-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 14 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 11 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by