Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nëse jeni vazhdimisht nën stres, këtë duhet ta lexoni: nuk sëmureni pa arsye
Aktualitet

Nëse jeni vazhdimisht nën stres, këtë duhet ta lexoni: nuk sëmureni pa arsye

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Stresi i zgjatur mund ta dobësojë sistemin imunitar, të rrisë inflamacionin dhe ta bëjë trupin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve

Si ndikon stresi në sistemin imunitar është një nga pyetjet më të rëndësishme për shëndetin, sepse stresi i zgjatur mund ta dobësojë imunitetin dhe ta rrisë rrezikun nga sëmundjet.

Të gjithë e njohim atë ndjesi kur jemi nën presion, nuk flemë siç duhet, nervozizmi rritet dhe më pas na “rrëzon” një ftohje pikërisht kur më së paku na duhet.

Kjo nuk është rastësi.

Trupi ynë e di shumë mirë kur jemi nën stres dhe reagon në mënyra që jo gjithmonë janë të dukshme në shikim të parë.

Lidhja mes stresit dhe imunitetit nuk është e thjeshtë, por është shumë reale. Sa më i gjatë dhe më i fortë të jetë stresi, aq më serioze mund të jenë pasojat.

Si ndikon stresi në imunitet?

Kur jeni nën stres, trupi hyn në gjendjen “lufto ose ik”. Kjo është një përgjigje natyrore, por problemi shfaqet kur kjo gjendje zgjat shumë.

Read more:Shenjat delikate që tregojnë se keni mungesë kronike të gjumit

Ekspertët shpjegojnë se stresi mund ta ulë numrin e qelizave të rëndësishme në organizëm, si limfocitet dhe të ashtuquajturat qeliza vrasëse natyrore, të cilat janë thelbësore në luftën kundër viruseve.

Me fjalë të tjera: sa më shumë stres, aq më e dobët mbrojtja e organizmit, transmeton Telegrafi.

Inflamacioni është mik që lehtë mund të bëhet armik

Në afat të shkurtër, stresi mund ta ndihmojë trupin të përballet me infeksionet, sepse e aktivizon përgjigjen inflamatore. Por kur ky proces zgjat shumë, atëherë fillojnë problemet.

Inflamacioni kronik mund të ndikojë në zhvillimin e gjendjeve serioze, përfshirë:

Read more:Samiti në Armeni, Von der Leyen: Europa duhet të bëhet më e pavarur në energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit

– sëmundjet e zemrës
– grumbullimin e pllakave në enët e gjakut
– infeksionet e zgjatura

Kortizoli, hormoni që krijon kaos

Kur jeni vazhdimisht nën stres, trupi prodhon më shumë kortizol, i njohur si “hormoni i stresit”.

Problemi?

Sasia e tepërt e kortizolit mund:

– ta dobësojë mbrojtjen natyrore të trupit
– ta ulë aftësinë për t’u përballur me inflamacionin
– ta rrisë prirjen për infeksione

Prandaj njerëzit që janë nën stres shpesh kanë ndjesinë se janë vazhdimisht të sëmurë.

shutterstock

Çfarë mund të bëni?

Lajmi i mirë është se stresi mund të mbahet nën kontroll me ndryshime të vogla të përditshme.

Read more:Manchester United do të marr vendimin për të ardhmen e Michael Carrick

Mbani lidhjet me njerëzit

Kur jeni nën stres, reagimi i natyrshëm shpesh është të tërhiqeni, por pikërisht atëherë njerëzit ju duhen më së shumti. Biseda, mbështetja dhe kontakti me njerëzit e afërt mund të ndihmojnë shumë.

Edhe një telefonatë ose mesazh i shkurtër mund të bëjë dallim.

Ndalni mendimet negative

Mënyra se si mendoni ka ndikim të madh. Në vend të mendimit “Asgjë nuk po shkon si duhet”, provoni të thoni: “Nuk doli siç e planifikova, por mund t’ia dal”.

Ky nuk është mendim pozitiv me zor, por trajnim për trurin.

Këndoni, po, seriozisht

Mund të tingëllojë qesharake, por muzika dhe këndimi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kortizolit.

Read more:Gemini tani mund të gjenerojë dokumente, përfshirë Word dhe LaTeX

Nuk është e nevojshme të dini të këndoni. E rëndësishme është të çliroheni dhe të relaksoheni.

Dilni për ecje

Është një nga gjërat më të thjeshta dhe më efikase.

Ecja në natyrë mund t’i ulë mendimet negative dhe stresin. Përveç kësaj, i bën mirë edhe trupit.

Dëgjoni diçka që ju qetëson

Një emision zanor, muzikë, libër audio ose çfarëdo që ju bën të ndiheni më mirë.

Qëllimi është t’i jepni trurit një pauzë.

Read more:Nën mbikëqyrjen e instruktorëve amerikanë, Forcat Speciale shqiptare zhvillojnë stërvitje në Zall Herr

Zakone të vogla, dallim i madh

Ulja e stresit nuk ndodh brenda natës, por mund të bëhet zakon i përditshëm.

Teknika si vetëdija e plotë ndihmojnë që:

– të jeni më të pranishëm në moment
– ta ulni tensionin
– t’i kontrolloni më mirë emocionet

Dhe, më e rëndësishmja, ju japin ndjesinë e kontrollit.

Stresin nuk mund ta shmangni gjithmonë, por mund të mësoni si ta kontrolloni. Kur e bëni këtë, nuk ndihmoni vetëm gjendjen tuaj emocionale, por edhe shëndetin në përgjithësi, sepse imuniteti i fortë nuk fillon vetëm në trup, por edhe në mendje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Biseda #Mbrojtja #Muzika #Stresi #Trajnim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by