Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. UNICEF: 2 nga 3 fëmijë në Maqedoni të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë dhunë në shtëpi
Aktualitet

UNICEF: 2 nga 3 fëmijë në Maqedoni të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë dhunë në shtëpi

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditët e fundit, Maqedonia është përmbytur me tituj kryesorë dhe debate të ashpra publike rreth dhunës që prek fëmijët dhe adoleshentët. Shumë njerëz po ndiejnë tronditje, zemërim, frikë dhe trishtim të thellë dhe këto reagime janë të kuptueshme. Por revolta që zbehet në heshtje nuk ndryshon asgjë. Ajo që i duhet vendit në këtë moment është një vendim i përbashkët për të mos toleruar më kushtet që lejojnë dhunën të vazhdojë. Nëse duam ta shndërrojmë shqetësimin në mbrojtje, duhet të përgjigjemi në një mënyrë që respekton të drejtat e fëmijëve, mbron dinjitetin e tyre dhe forcon zgjidhjet.

Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet i lirë nga dhuna. Ky nuk është vetëm një imperativ moral; është gjithashtu një detyrim ligjor, si dhe një detyrim për të drejtat e njeriut. Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, shtetet kanë një përgjegjësi të qartë për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës dhe abuzimit dhe për të siguruar sisteme efektive për parandalimin, identifikimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe ndjekjen e rasteve.

Read more:“Duam bukë, paqe dhe liri”/ Protestë për 1 majin në Francë, aktivistët mbushin rrugët, kërkojnë paga më të larta

Duhet të jemi të vetëdijshëm se dhuna rrallë ndodh e izoluar. Dhuna nga bashkëmoshatarët, ngacmimi, dhuna me bazë gjinore, dhuna në familje dhe abuzimi në internet shpesh janë të ndërlidhura dhe të ndërthurura me njëra-tjetrën, duke thelluar dëmin dhe traumën. Kur dhuna pranohet si “normale” – në familje, në rrugë, në shkolla ose në internet – rreziku që fëmijët ta përjetojnë atë, ta përsërisin atë ose ta pranojnë atë si një pjesë të pashmangshme të jetës rritet.

Shqetësuese është veçanërisht fakti që shumë forma të dhunës ndodhin pikërisht në mjedise që duhet të ofrojnë siguri dhe mbrojtje.

Read more:Rindërtohet nga e para shkolla “Ibrahim Hima” në Prush, Ristani: Hapësirat janë trefishuar, kushte moderne për nxënësit

Sipas të dhënave më të fundit të UNICEF-it, më shumë se 2 nga 3 fëmijë të moshës 1 deri në 14 vjeç në Maqedoni përjetojnë disiplinë të dhunshme në shtëpi, që përfshin agresion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik.

Të dhënat e disponueshme tregojnë se ngacmimi nga shokët e klasës është ndër format më të zakonshme të dhunës nga bashkëmoshatarët: 23% e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç në Maqedoni raportuan se ishin ngacmuar të paktën një herë në muajt e fundit.

Read more:Ministrja britanike premton 'një formë' kufizimesh në mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Një raport i kohëve të fundit nga Avokati i Popullit tregon për qindra fëmijë viktima të regjistruara të dhunës seksuale, kryesisht vajza, por edhe djem – në vitet e fundit dhe tregon dobësitë në sistem./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Adoleshentët #Avokati i popullit #debate #Detyrim #Dhuna në familje #Dhuna në familje-maqedoni #Familje #Fëmijët #Unicef

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 6 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin