Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Servet Pëllumbi ka luajtur një rol kyç në zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të demokracisë.
Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe karriera e tij përfshin disa mandate si deputet i Partisë Socialiste, por edhe kryetar Kuvendi.
Read more:Konjufca dhe diplomatët takohen në Ambasadën Italiane, në fokus rruga drejt BE-së
Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ai konsiderohet si një nga zërat që ndikoi në formësimin e debatit politik në atë periudhë.
Lajm në përditësim…




