Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tragjedia me 132 të vdekur – të dhënat e fluturimit mbështesin pretendimin se ‘aeroplani i China Eastern u rrëzua qëllimisht’ në vitin 2022
Aktualitet

Tragjedia me 132 të vdekur – të dhënat e fluturimit mbështesin pretendimin se ‘aeroplani i China Eastern u rrëzua qëllimisht’ në vitin 2022

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më shumë se katër vjet pasi një aeroplan pasagjerësh Boeing 737-800 u rrëzua nga rreth 9,000 metra lartësi dhe u përplas në një mal në Kinën jugore, duke vrarë të gjithë 132 personat në bord, të dhënat e publikuara së fundmi duket se tregojnë se dikush në kabinën e pilotit mund ta ketë ndërprerë qëllimisht furnizimin me karburant të motorëve.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ajo ishte katastrofa ajrore më vdekjeprurëse e Kinës në dekada, por Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) nuk i është përgjigjur pyetjes thelbësore se çfarë kishte shkaktuar rënien vdekjeprurëse të fluturimit MU5735 të China Eastern Airlines në mars 2022 në rajonin e largët Guangxi.

Të dhënat e publikuara nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) në përgjigje të një kërkese për lirinë e informacionit, tregojnë se “çelësat e karburantit” për të dy motorët u fikën njëkohësisht para se aeroplani Boeing 737-800 të binte nga qielli.

Read more:Arrestohet oficeri në Selanik/ Abuzoi seksualisht me një grua të burgosur, ngjarja ndodhi gjatë transferimit të saj me furgonin e policisë

View this post on Instagram

A post shared by @achaa__news

💥 The Chinese authorities have known for 4 years that a pilot of a China Eastern Airlines jet — flight MU5735 — deliberately crashed the aircraft, killing all 132 aboard, according to data from the US.

The data, released by the 🇺🇸 National Transportation Safety Board (NTSB),… https://t.co/NHlX0hXNLe pic.twitter.com/uF5C1BWdBV
— Byron Wan (@Byron_Wan) May 4, 2026

Të dhënat u morën nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit të aeroplanit – një nga dy të ashtuquajturat “kuti të zeza” që regjistrojnë të gjithë informacionin përkatës operativ – i cili u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në laboratorin e NTSB-së në Uashington DC për analizë (me përfshirjen e agjencisë që rrjedh nga Boeing, i cili është një prodhues amerikan i aeroplanëve).

Siç theksohet më tej, “çelësat e karburantit” në aeroplanët komercialë janë kontrolle fizike që rregullojnë rrjedhën e karburantit në motorë.

Read more:Spike Lee mbron filmin për Michael Jackson, reagon ndaj kritikëve

Dhe në një 737, një pilot duhet ta tërheqë çelësin lart përpara se ta zhvendosë atë nga pozicioni i funksionimit në pozicionin e ndërprerjes.

View this post on Instagram

A post shared by @achaa__news

“Këto të dhëna tregojnë qartë se çelësat e karburantit u vendosën manualisht në pozicionin e fikur pak para rrëzimit”, ka thënë David Soucie, analist i sigurisë së aviacionit të CNN.

Read more:Vetura e re për pista McLaren ka 720 kuaj fuqi nga një motor i pastër V6

“Nuk ka asnjë tregues se çelësat u vendosën përsëri në pozicionin e ndezur. Kjo tregon se nuk ka pasur përpjekje për të rinisur motorët”, shtoi ai. “Nëse çelësat do të ishin fikur gabimisht, pilotët do të kishin bërë një përpjekje për t’i ndezur përsëri”.

Siç bëhet e ditur më tej, regjistruesi i të dhënave të fluturimit ndaloi së regjistruari kur gjeneratorët e aeroplanit humbën fuqinë në rreth 8,000 metra lartësi dhe nuk kapi momentet e fundit të rrëzimit, sipas raportit.

Read more:Përleshje mes pasagjerëve, aeroplani që po udhëtonte nga Londra për në Antalia bëri 'një ulje emergjente' në Prishtinë

Regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit – “kutia e zezë” tjetër e aeroplanit – vazhdoi të regjistronte nëpërmjet një baterie rezervë.

Sipas shkrimit të CNN, ka pasur shumë spekulime rreth rrëzimit të këtij aeroplani me raportet e mëparshme që kanë treguar se dikush në kabinën e pilotit e rrëzoi qëllimisht aeroplanin. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aeroplani #Cnn #Instagram #karburant #Kina #Kontrolle #Para #Pilotët #Rrëzimi i aeroplanit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shtrembërimi në hundë është nga dhuna”, Berisha për deklaratat e Ramës: Jo pak e quajtën krim pasioni, ishte në dhomë me… Autori u arrestua
  • “Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë…
  • “Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, ‘fjalimet i nis dhe i mbyll me hale’. Nuk ia mban të dalë para gazetarëve
  • Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan
  • Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 34 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by