Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ai ishte një boksier fenomenal, por jeta e tij u vodh – mbajti 19 vite burg për një krim që nuk e kishte kryer
Aktualitet

Ai ishte një boksier fenomenal, por jeta e tij u vodh – mbajti 19 vite burg për një krim që nuk e kishte kryer

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rubin Carter lindi më 6 maj 1937 dhe vdiq më 20 prill 2014. Ai ishte një boksier amerikan i peshave të mesme dhe një nga ikonat më të fuqishme të luftës kundër racizmit institucional në sistemin amerikan të drejtësisë. Jeta e tij u shënua përgjithmonë nga dënimi i tij për një vrasje të trefishtë që nuk e kreu, për të cilën kaloi pothuajse dy dekada pas grilave.

Në mesin e viteve të 60-ta, Carter ishte ndër luftëtarët më premtues në kategorinë e tij. I njohur me nofkën “Uragani” për shkak të stilit të tij shpërthyes të luftimit, ai ishte tashmë në kopertinën e revistës The Ring në vitin 1963, gjë që ishte një konfirmim i ngritjes së tij meteorike.

Ai ishte në konkurrencë serioze për kampion bote, dhe në vitin 1966 karriera e tij u shemb papritur. Atë vit, ai u akuzua për një vrasje brutale të trefishtë në një bar në Neë Jersey bazuar vetëm në dëshminë e dy kriminelëve që më vonë pranuan se kishin gënjyer nën presionin e policisë.

Ai qëndroi në burg për 19 vjet

Carter dhe i pandehuri tjetër, John Artis, mbajtën qëndrimin e tyre të pafajshëm, por një juri e përbërë tërësisht nga të bardhë i dënoi me burgim të përjetshëm. Edhe pse nuk kishte prova fizike që i lidhnin ata me vendin e krimit, Carter përfundoi në burg, ku kaloi 19 vjet.

Read more:Fjalët e Joshuas pas caktimit të ‘luftës’ me Kristian Prengën

Lufta e tij për drejtësi gjatë viteve është bërë simbol i luftës kundër diskriminimit racor dhe korrupsionit në sistemin amerikan të drejtësisë.

Historia e Carterit ka frymëzuar njerëz të panumërt, por askush nuk ka pasur një ndikim kaq të fuqishëm në ndryshimin e opinionit publik sa Bob Dylan. Në vitin 1975, Dylan shkroi këngën “Hurricane” apo në shqip “Uragani”, një baladë e fuqishme proteste që e alarmoi botën për padrejtësinë që kishte pësuar Carter.

Kënga u bë një himn për aktivistët. Dylan madje vizitoi Carterin në burg dhe organizoi koncerte bamirësie për të ndihmuar në ringjalljen e procesit ligjor.

Read more:Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

– YouTube www.youtube.com

Ai luftoi për viktima të tjera të pafajshme

Vetëm në vitin 1985 dënimi i Carterit u rrëzua përfundimisht, me një gjyqtar federal që vendosi përfundimisht se gjyqet bazoheshin në “paragjykime racore” dhe “taktika të paligjshme prokuroriale”.

Pas lirimit të tij, Carter nuk doli në pension, por ia kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij ndihmës së viktimave të tjera të vendimeve të padrejta përmes organizatës Innocence International.

Read more:Shuhet në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nesër homazhet, Rama: Lamtumirë Profesor

Rubin “Uragani” Carter vdiq nga kanceri i prostatës në vitin 2014 në Toronto, ku jetoi vitet e fundit të jetës. Ai ishte më shumë sesa një boksier – ai ishte një simbol i luftës për të vërtetën dhe drejtësinë.

Rasti i tij vazhdon të mbahet mend si një nga shembujt më të famshëm të kombinimit vdekjeprurës të racizmit dhe shtypjes sistemike. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Boks #Burg #Kanceri #Karriera #Profile - intervista #proteste #Rubin carter #Toronto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin