Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Angelina Jolie shënon fitore në padinë me Brad Pitt, gjykata mbron komunikimet e saj private
Aktualitet

Angelina Jolie shënon fitore në padinë me Brad Pitt, gjykata mbron komunikimet e saj private

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Angelina Jolie ka shënuar një fitore në betejën ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, pasi një gjyqtare vendosi se ajo nuk është e detyruar të dorëzojë mesazhe private që i kërkoi ekipi i tij ligjor.

Vendimi lidhet me konfliktin e zgjatur për kantinën e tyre të dikurshme, Chateau Miraval.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë në Los Angeles, Cindy Panuco, më 5 maj, hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Pitt që Jolie të dorëzonte 22 komunikime, për të cilat pala e saj thotë se mbrohen nga sekreti avokat–klient.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Në vendim u theksua se Pitt nuk arriti të provojë se këto mesazhe nuk janë të mbrojtura, duke konfirmuar kështu edhe një vendim të mëparshëm të gjykatës së apelit që kishte rrëzuar një urdhër të hershëm për dorëzimin e tyre.

Read more:Irena Gjoka kërcënohet sërish, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK pas indicieve për rrezik

Megjithatë, gjyqtarja shtoi se nëse dalin prova të reja gjatë shkëmbimit të mëtejshëm të dokumenteve, çështja mund të rihapet, por tha se Pitt nuk e ka arritur këtë “mbi bazën e dokumenteve ekzistuese”.

Po ashtu, ajo refuzoi edhe kërkesën e Jolie që Pitt të ndëshkohej me 33,692.50 dollarë në sanksione, duke arsyetuar se sanksionet “nuk janë të justifikuara”, pasi qëndrimi i Pitt kishte bazë të arsyeshme.

Beteja për Chateau Miraval nisi në vitin 2022, kur Pitt e paditi Jolie për shitjen e pjesës së saj te kompania Tenute del Mondo (degë e Stoli Group).

Read more:Grafite antisemitike në një sinagogë dhe shtëpi të vandalizuara në Queens, rriten shqetësimet për sigurinë e komunitetit hebre në New York

Pitt pretendon se Jolie theu një marrëveshje të mëparshme që ndalonte secilin të shiste pjesën pa miratimin e tjetrit.

Çifti, që kanë gjashtë fëmijë, finalizuan divorcin në dhjetor 2024, ndërsa Jolie kishte kërkuar zyrtarisht divorcin në shtator 2016. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Angelina jolie #Brad pitt #Gjykata #Gjyqtare #Kompania #Los angeles #Private #Sanksionet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by