Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Anija turistike me raste hantavirusi dhe tre viktima niset drejt Ishujt Kanarie, Kepi i Gjelbër pa kapacitete për trajtim
Botë

Anija turistike me raste hantavirusi dhe tre viktima niset drejt Ishujt Kanarie, Kepi i Gjelbër pa kapacitete për trajtim

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një anije turistike me raste të dyshuara të hantavirusit dhe tre viktima në bord do të drejtohet drejt Ishujt Kanarie për kontrolle mjekësore, pasi Kepi i Gjelbër nuk disponon infrastrukturën e nevojshme për të përballuar situatën.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi se anija MV Hondius do të pranohet “në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe për arsye humanitare”. Sipas autoriteteve, ajo pritet të mbërrijë brenda tre deri në katër ditësh, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit do t’i nënshtrohen kontrolleve të plota mjekësore përpara kthimit në vendet e tyre.

Read more:“Nuk qëllojmë nëse ata nuk e bëjnë të parët”/ Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do i përgjigjemi

Autoritetet spanjolle theksuan se Ishujt Kanarie janë destinacioni më i afërt me kapacitetet e duhura shëndetësore, duke nënvizuar gjithashtu “detyrën morale dhe ligjore” për të ndihmuar personat në bord, shumë prej të cilëve janë shtetas spanjollë.

Sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kepi i Gjelbër nuk është në gjendje të menaxhojë një operacion të tillë emergjent. Ndërkohë, autoritetet lokale njoftuan se tre pasagjerë të infektuar do të evakuohen me ambulanca ajrore, ku njëra ka mbërritur tashmë dhe tjetra është në pritje.

Read more:Çfarë duhet të dini rreth hantavirusit – virusi i rrallë që përhapet nga brejtësit

Përfaqësuesja e OBSH-së në vend, Anne Lindstrand, bëri të ditur se dy anëtarë të ekuipazhit dhe një person tjetër i ekspozuar ndaj virusit do të transferohen fillimisht në Praia dhe më pas do të dërgohen me avion për trajtim të specializuar. Sipas raportimeve, tre pacientët do të transportohen në Holandë, ndërsa njëri prej tyre është shtetas holandez.

Anija ishte nisur nga Ushuaia, Argjentinë, me destinacion Kepin e Gjelbër dhe kishte në bord 88 pasagjerë dhe 59 anëtarë ekuipazhi. Ajo ka mbetur e bllokuar pranë brigjeve të Praia që nga e diela, pasi nuk iu lejua të ankorohej.

Read more:Operacion policor në tri lokacione në Fushë Kosovë në bashkëpunim me autoritet austriake kundër krimit ekonomik

Sipas OBSH-së, tre personat që humbën jetën në bord dyshohet se janë viktima të hantavirusit, një sëmundje e rrezikshme që mund të shkaktojë dështim akut të frymëmarrjes. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa autoritetet ndërkombëtare po koordinojnë për menaxhimin e emergjencës shëndetësore në bord.

Lexo edhe
Botë

Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë

Botë

Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale

Tags: #Anija #Anije #avion #Hantavirusi #Kontrolle #Obsh #Operacion #Pasagjerët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë
  • Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale
  • Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit
  • Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët
  • Tronditëse në Britani, çifti i njohur homoseksual del në gjykatë për akuza të rënda për përdhunim dhe shfrytëzim seksual
Nga të njëjtat tag-e
  • Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë
  • Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit
  • Tronditëse në Britani, çifti i njohur homoseksual del në gjykatë për akuza të rënda për përdhunim dhe shfrytëzim seksual
  • Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
  • "Ky nuk është një tjetër COVID", bëhet publike letra e shefit të OBSH-së për hantavirusin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Mot me shi në Shqipëri 4 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Kriza me pengje në Gjermani – rrëmbyesit kanë hyrë në bankë, forcat speciale e kanë rrethuar 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë

Organizata Botërore e Shendetësisë ka bërë të ditur se të gjithë personat që ndodhen në anijen turistike MV…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale

Një raport alarmues mbi rritjen e dhunës seksuale në Evropë ka ngritur shqetësime të forta mbi sigurinë e…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Britania dërgon anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, Londra dhe Franca përgatiten për mbrojtjen e Hormuzit

Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë anijen luftarake HMS Dragon në Lindjen e Mesme, në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by