Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mero Baze: Njeriu që kishte pushtet mbi socialistët, pa qenë në pushtet
Aktualitet

Mero Baze: Njeriu që kishte pushtet mbi socialistët, pa qenë në pushtet

• 6 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur historia e një partie degradon dhe kalohet në krizë politike, ndodh që disa figura politike kthehen në institucione morale dhe zëvendësojnë autoritetin real të partisë. Servet Pëllumbi ishte një prej tyre.

Ndërsa Partia e Punës po shkonte drejt degradimit të plotë në vitin 1990, ideologu në hije i partisë, i cili kishte vuajtur dhe pasojat e vëllait të tij nga problemet me regjimin, u gjend në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit të së majtës shqiptare nga komunizmi në socialdemokraci, si një fat për Partinë Socialiste. I shkolluar në filozofi dhe letërsi në Universitetin e Leningradit (Shën Petersburg), ai e kishte kaluar periudhën e komunizmit si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës.

Themelimi i Partisë Socialiste në vitin 1991 i dha atij një peshë të re në një klimë të disfavorshme për socialistët, mbi të cilët rëndonte pesha e krimeve të komunizmit dhe dyshimeve për energjitë e tyre demokratike.

Read more:Operacioni antidrogë në Elbasan, Gjykata vendos masën ‘arrest me burg’ për 9 prej të arrestuarve

Paradoksi ishte se ai do të provonte të ishte ideolog i marksizmit edhe në demokraci në një parti, ku kryetari i saj Fatos Nano ishte njeriu që besonte më pak se kushdo tjetër te marksizmi. Dhe ky binom arriti të bashkëjetonte duke i dhënë Partisë Socialiste atë që i mungonte në komunizëm, ngjyrat e debatit politik dhe bashkëjetesën e socialistëve tradicionalë me socialistët e rinj.

Në përplasjet e forta brenda Partisë Socialiste në periudhën 1993–1996, Servet Pëllumbi shpesh ishte objekt sulmesh edhe nga brenda Partisë Socialiste si njeriu që mbante gjallë linjën marksiste dhe i pengonte ata të bëheshin të besueshëm në Evropë. Dhe kjo ndodhte sa herë që ata shikonin se ai ishte më i besueshëm se ata brenda socialistëve shqiptarë.

Gjatë kohës që Nano ishte në burg pas vitit 1993, ai mbajti një pjesë të madhe të barrës politike të drejtimit të opozitës socialiste. Ai organizoi protestat për lirimin e Nanos dhe drejtoi betejën politike kundër qeverisë së Sali Berishës në vitet 1992–1997.

Read more:Makinat klasike Fiat 500 po rikthehen në jetë – me motorë elektrikë

Falë maturisë së tij dhe vetëdijes së thellë socialiste, ai arriti të mbante socialistët e bashkuar edhe pas debateve të hidhura me Fatos Nanon në distancë nga njëra anë dhe përpjekjeve të Ilir Metës për të eliminuar politikisht Fatos Nanon me ndihmën e Berishës.

Qetësia e tij mes reporterit të përgjakur spanjoll më 28 maj në Sheshin Skënderbej ndërsa protestonin për zgjedhjet e vjedhura nga Sali Berisha, është fotografia ikonë e një politikani që nuk i trembet dhunës, por rrezaton qetësi dhe vendosmëri në portretin e tij. Ajo fotografi mund ta ketë dëmtuar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë sesa raportet ndërkombëtare për vjedhjen e votave.

Në vjeshtën e vitit 1996, ai udhëhoqi një delegacion të Partisë Socialiste në Uashington, ku morën për herë të parë kontakte me zyrtarë amerikanë në përpjekje për të denoncuar atë që ndodhi në zgjedhjet e 26 majit. Vizita, e cila ishte shumë e rëndësishme për socialistët që ishin mpirë nga dhuna e zgjedhjeve, u kthye në një objekt debatesh në shtyp pasi Kastriot Islami raportoi në mënyrë informale se Pëllumbi ishte pyetur në SHBA për pikëpamjet e tij marksiste, çka ishte pjesë e diversioneve kundër tij si udhëheqës autoritar në PS.

Read more:‘Kërkon zgjedhje të lira, por jo në partinë e tij’ – analistët në Report TV i kundërvihen Berishës: Hiq dorë, po të vjen fundi!

Me rikthimin e socialistëve në pushtet në vitin 1997, Servet Pëllumbi u rikthye në rolin e tij si autoritet moral i socialistëve. Ai qëndroi jashtë përplasjeve mes Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

Në vitin 2002, ai u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Namik Dokles, për shkak të një krize të krijimit të një politike tri-polare në Shqipëri. Ilir Meta, i cili u largua nga detyra e kryeministrit prej një aksioni të brendshëm politik të Fatos Nanos, bashkoi votat me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste për të larguar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi. Për shumë arsye personale, shumë politikanë socialistë iu bashkuan Ilir Metës duke u nisur nga historia e përdorimit politik të prokurorisë. Mes tyre edhe Servet Pëllumbi. Kjo shkaktoi më pas dorëheqjen e Namik Dokles nga kreu i Kuvendit dhe ardhjen e Servet Pëllumbit. Muaj më vonë, Berisha i ktheu krahët Metës dhe hyri në një periudhë paqeje me Fatos Nanon, duke eliminuar pastaj edhe ish-kryetarin e SHISH, Fatos Klosin.

Në këtë dramë morale të socialistëve, ku Berisha sillej herë si aleat i një pale socialistësh e herë i një pale tjetër, Servet Pëllumbi ishte një garanci morale për socialistët se pushteti i tyre nuk do të degradonte nga luftërat e klaneve brenda Partisë Socialiste.

Read more:DhTIK: Kriza politike dhe shkuarja në zgjedhje po godasin ekonominë

Ai u largua nga politika aktive në vitin 2005, duke vazhduar të mbetej një ikonë morale e tyre, përmes botimeve të tij mbi historinë e partisë socialiste dhe moralin e politikës shqiptare në tranzicion.

Janë të paktë politikanët shqiptarë që arrijnë të shkruajnë autobiografinë e tyre pas daljes nga politika. Kjo nuk ka lidhje me të pasurit një jetë aktive apo pasive në politikë, por me guximin për t’u ballafaquar me të vërtetat e tua.

Servet Pëllumbi është nga të paktët politikanë të Shqipërisë që ka guxuar ta shkruajë vetë historinë e tij politike. Kjo nuk është një gjë aq e lehtë.

Read more:Gati një muaj që kur SHBA dhe Irani ranë dakord për armëpushim – çfarë ka ndodhur që atëherë?

Kur i bën gjyqin vetes përballë historisë, duhet deomos të jesh i qartë se çfarë ke bërë, ku ke gabuar dhe për çfarë je krenar në jetën tënde politike. Servet Pëllumbi ia ka bërë këtë nder shoqërisë shqiptare, duke pasur guximin të përballet me historinë e tij dhe të partisë së tij, duke e shkruar dhe treguar atë çka nuk është e lehtë për të gjithë.

Ajo është aftësi vetëm e një politikani të pushtetshëm moralisht, pa qenë mjaftueshëm në pushtet.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Burg #Delegacion #fatos nano #Ilir Meta #Islami #jetë #Politika #PS #sali berisha #servet pellumbi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin