Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Momenti që po bën xhiron e rrjetit: Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Aktualitet

Momenti që po bën xhiron e rrjetit: Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Diego Simeone u përfshi në një përplasje në vijën anësore me drejtorin sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, në momentet e fundit të një gjysmëfinaleje të tensionuar të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mikel Artetës siguroi një vend në finalen e madhe falë një goli vendimtar nga Bukayo Saka, që i dha Arsenalit fitoren 1-0 të martën mbrëma dhe triumfin 2-1 në total.

Arsenali do të përballet në finale më 30 maj në Budapest me fituesin e çiftit mes kampionëve në fuqi Paris Saint-Germain dhe rivalëve të vjetër Bayern Munich.

Read more:“A nuk bën të njëjtën gjë Arteta?”, Gerrard ia kthen legjendës së Arsenalit pasi e cilësoi si irrituese sjelljen e Simeones

“Topçinjtë” treguan këmbëngulje dhe vendosmëri për të rezistuar në minutat e fundit, duke ia dalë të përballojnë fizikisht dhe taktikisht një Atletico të njohur për ashpërsinë, këmbënguljen dhe mjeshtërinë në “artet e errëta” të lojës.

Në “Emirates Stadium” pati brohoritje të mëdha për çdo largim topi, teksa Arsenali përballoi presionin e vonshëm dhe e menaxhoi kohën me përvojë, duke e ulur ritmin dhe “djegur” sekondat në mënyrë të zgjuar.

Në minutat e thella të shtesës pati një valë kartonësh të verdhë. Si Simeone ashtu edhe Arteta u ndëshkuan nga gjyqtari Daniel Siebert, po ashtu edhe kapiteni i Atleticos, Koke, si dhe portieri zëvendësues i Arsenalit, Kepa Arrizabalaga.

Read more:“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” – Rice flet pas fitores së Arsenalit

Megjithatë, kartoni i verdhë për Simeonen tërhoqi më së shumti vëmendje. Kur Arsenali ishte vetëm pak sekonda larg fitores, Berta u pa pranë vijës anësore duke bërë me duar drejt gjyqtarit dhe duke i kërkuar atij të vërshëllente përfundimin e ndeshjes.

Diego Simeone pushing Andrea Berta.
byu/MysticRefereee insoccer

Drejtori sportiv i Arsenalit tregoi një orë imagjinare në kyçin e dorës dhe lëvizi krahët në ajër për të sinjalizuar se e gjithë koha shtesë ishte luajtur.

Read more:A do të jetë Saka çelësi i Arsenalit në fund të sezonit?

Ky veprim e tërboi Simeonen, i cili vrapoi përgjatë vijës anësore dhe e shtyu Bertën drejt tunelit.

Zyrtari i katërt ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, ndërsa anëtarë të të dy stafeve u përfshinë për ta zbutur incidentin./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Andrea berta #Arsenal #Atletico madrid #Bayern munich #budapest #Bukayo saka #Diego simeone #Koke #Liga e kampionëve #Mikel arteta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës
  • I moshuari u prek nga ‘Ethet e Nilit’, ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)
  • Ylli Zalla ‘patrullon’ rrugët me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • SHBA-të braktisin 4iG/ Banka e qeverisë amerikane anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e One Albania në minutën e fundit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 11 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin