Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSG nuk mposhtet nga Bayerni, kalon në finale të Ligës së Kampionëve
Aktualitet

PSG nuk mposhtet nga Bayerni, kalon në finale të Ligës së Kampionëve

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Paris Saint-Germain ka prerë biletën për në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Arsenalin, edhe pse ndeshja e kthimit ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena” u mbyll 1-1. Parisienët kalojnë tutje falë fitores nga takimi i parë dhe e mbyllin gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 6-5.

PSG e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe gjeti golin që në minutën e 3-të, kur Ousmane Dembélé reagoi shpejt në zonë dhe e goditi topin me volej në rrjetë për 0-1, duke e rritur presionin mbi bavarezët.

Pas golit, Bayern tentoi të kthehej në lojë me më shumë posedim dhe presion të vazhdueshëm, ndërsa pati edhe një moment polemik në minutën e 31-të, kur kërkoi penallti pas një prekjeje të dyshimtë me dorë në zonën e PSG-së, por gjyqtari refuzoi dhe loja vazhdoi.

Read more:“Më pëlqen ekipi dhe trajneri i tyre”, Simeone uron Arsenalin pas kalimit në finale të Ligës së Kampionëve

Në pjesën e parë, të dy portierët u shfaqën vendimtarë. Manuel Neuer ndali një goditje me kokë të Joao Neves në minutën e 34-të, ndërsa Safonov mbajti PSG-në në lojë në disa momente kyçe.

Në pjesën e dytë, Bayern shtoi edhe më shumë intensitetin: Kvaratskhelia kishte një rast të mirë (57’) të ndalur nga Neuer, po ashtu edhe Désiré Doué (64’), ndërsa në anën tjetër Luis Diaz testoi seriozisht Safonovin në minutën e 69-të, por portieri reagoi shkëlqyeshëm.

Kur dukej se PSG po e menaxhonte epërsinë dhe po e mbyllte ndeshjen, erdhi drama në fund. Në minutat shtesë, Harry Kane shënoi për 1-1 (90+4’), duke ndezur stadiumin dhe duke i dhënë Bayernit shpresë për një përmbysje të vonë.

Read more:Bayerni fillon bisedimet me Newcastlen për Anthony Gordon

Megjithatë, barazimi nuk mjaftoi dhe PSG e ruajti avantazhin e dy ndeshjeve për ta siguruar kualifikimin.

Në fund, PSG del fitues i kësaj gjysmëfinale të çmendur dhe shkon në finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 6-5, ku e pret Arsenali në betejën për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #Bayern munich #Harry kane #Joao neves #Liga e kampionëve #Luis diaz #Manuel neuer #Paris #Psg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani/ Temperatura deri në 38 gradë Celsius, paralajmërime për rekorde historike në muajin maj
  • Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë
  • Tragjedia me 228 viktima në Oqeanin Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë pas 17 vitesh
  • Bayerni do t'u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndeshjes kundër Kolnit
  • Deschamps shpjegon pse la jashtë Camavingan nga lista e Francës për Botërorin 2026
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 24 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by