Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump sheh një marrëveshje të mundshme me Iranin brenda “një jave”
Aktualitet

Trump sheh një marrëveshje të mundshme me Iranin brenda “një jave”

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, beson se një marrëveshje e mundshme me Iranin mund të finalizohet brenda “një jave”.

Gazetari Bret Baier i Fox News tha se realizoi një telefonatë me presidentin Trump dhe theksoi se “ai është optimist për këtë marrëveshje, këtë memorandum mirëkuptimi, mendon se do të çojë në gjëra të tjera”.

“Epo, pata një telefonatë me presidentin pak më parë, dhe ai është optimist për këtë marrëveshje, këtë memorandum mirëkuptimi, mendon se do të çojë në gjëra të tjera”.

Read more:Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk ka marrëveshje, fillojnë bombardimet

“Ai është i kujdesshëm optimist, duhet ta them… e pyeta për afatin kohor dhe ai tha se brenda një jave mund të përfundohet gjithçka”, tha Baier gjatë një transmetimi live, shkruan Anadolu Agency.

Siç vë në pah AA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur një qasje në pritje ndaj përpjekjeve për të arritur një fund të përhershëm të luftës që ai nisi së bashku me Izraelin kundër Iranit, duke deklaruar se po pret të shohë nëse Teherani do të pranojë një marrëveshje “të kënaqshme”.

Ushtria amerikane thotë se ka “qëlluar dhe çaktivizuar” një tanker me flamur iranian në Gjirin e Omanit

“Po ecim shumë mirë me Iranin. Gjithçka po shkon shumë qetë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Ata duan të bëjnë marrëveshje, duan të negociojnë”, tha Trump gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.

Read more:'Listë e dëshirave amerikane, jo një realitet': Zyrtarët iranianë hedhin dyshime mbi propozimin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës

“Do të shohim nëse mund të arrijnë një marrëveshje që është e kënaqshme për ne. E kemi situatën shumë nën kontroll”, shtoi ai.

Më herët, Trump në një intervistë për transmetuesin amerikan PBS tha se çdo marrëveshje duhet të përfshijë transferimin nga Irani të rezervave të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë drejtpërdrejt në SHBA dhe se Teherani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet në objektet bërthamore nëntokësore.

Read more:I akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Trump/ Zbardhet arsyeja që çoi 31-vjeçarin të hapte zjarr në darkën e presidentit amerikan me gazetarët: Lufta me Iranin

Derisa Trump shprehu optimizëm se një zgjidhje “është shumë afër”, ai dha edhe një paralajmërim të ashpër.

“Nëse bien dakord, gjithçka përfundon dhe nëse nuk bien dakord, ne bombardojmë”, ka paralajmëruar presidenti amerikan. /AA/Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktiviteti #Donald Trump #Fox news #Irani #Lindja e mesme #Live #Lufta në iran #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by