Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim
Aktualitet

30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në 7 maj 1996, 13 nxënës dhe mësuesi i tyre humbën jetën tragjikisht në ujërat e liqenit të Prespës, teksa ndodheshin në një ekskursion shkollor dhe lundronin në një varkë të vetme. Ngjarja mbetet një nga tragjeditë më të rënda që ka prekur zonën e Pogradecit dhe gjithë vendin.

Sot, tre dekada më vonë, dhimbja për familjet mbetet po aq e fortë. Shpresa Berberi, Nëna e te ndjeres Enkelejda Berberi kujton se vajza e saj ishte vetëm 15 vjeçe, nxënëse e vitit të pare. Fillimisht nuk kishte dashur ta lejonte të shkonte në ekskursion, por vajza ishte nisur bashkë me nxënësit e vitit të katërt.

Read more:Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

“Ishte 15 vjeç, në vitin e parë. Më iku çupa e pafajshme. Si rrojmë ne? Si punojmë ne? Ne mbetëm të këputur. Peshqit i kishin ngrënë vetullën, faqkat, buzkat. Duam drejtësi. Kurrë s’na mbyllet kjo plagë” thotë Shpresa Berberi

Edhe Hava Latollari, nëna e Arti Latollarit, thotë se jane lene ne harrese nga institucionet përgjatë këtyre 30 viteve. Sipas saj, 14 familjet kanë kërkuar vazhdimisht dëmshpërblim nga shteti, pasi fëmijët ndodheshin në një aktivitet të organizuar nga shkolla.

Read more:Shpikja e shpirtit

“Unë kisha djalin. I dërguam në shkollë por jo që të na i sillnin në arkivol. Dhimbja jonë nuk tregohet. Nuk ka pyetur njeri për ne. Shumë politikanë kanë luajtur me tragjedinë tonë. Problemi ynë nuk është zgjidhur. Jemi 14 nëna. Ne kërkojmë të drejtën tonë. Dëmshpërblim, sepse ne nuk i dërguam në plazh por në shkollë. Meqe e kishte Sali Berisha elektorat në Prespë, i shpunë atje, mbaruan më pas dhe na i lanë fëmijët në liqen. Kam vajtur e para në liqen atë ditë” tha ajo.

Read more:Ylli i madh gjerman njofton pensionimin në moshën 30-vjeçare

Tragjedia ndodhi kur varka me 13 gjimnaziste dhe mësuesin Edmond Mato u përmbys pak metra larg bregut, pasi kishte nisur të fuste ujë gjatë lundrimit. Viktimat ishin nxënës të shkollës së Starovës dhe Buçimasit ne Pogradec. Sot, shkolla mban emrin “14 engjëjt” dhe brenda saj është klasa-muze në kujtim të tyre.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Arti #Enkelejda Berberi #Fëmijët #Korce #liqeni i prespes #Muze #Para #pogradec #Shpresa Berberi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë drejt ish-Bllokut: Shqipëria e shqiptarëve!
  • LIVE- Qytetari i drejtohet Ramës nga protesta: Shqipëria është e Zotit dhe e mikut, jo e djallit dhe armikut. SHBA dhe BE t’i kërkojë dorëheqjen
  • LIVE- “Poshtë patronazhistët”, revolta e 68-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
  • 68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen! Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, marshojnë drejt Korpusit: Ju erdhi fundi! Revolucion!
  • Aktivisti nga protesta: Nëse jemi këtu deri më 1 shtator, Rama nuk ka shpëtim. Nuk ndalemi pa largimin e tij!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by