Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arkëtarja e bankës i mbylli telefonin Papa Leos, mendoi se telefonata ishte një “shaka”
Aktualitet

Arkëtarja e bankës i mbylli telefonin Papa Leos, mendoi se telefonata ishte një “shaka”

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Papa Leos XIV iu mbyll telefoni pasi një punonjëse banke mendoi se ajo ishte cak i një telefonate shakaje.

Robert Francis Prevost po përpiqej të ndryshonte adresën dhe numrin e telefonit të regjistruar në bankën e tij në Çikago, transmeton Telegrafi.

Ai sapo kishte bërë një lëvizje të madhe dy muaj më parë – duke u vendosur në Vatikan si papa i sapozgjedhur.

Papa Leo i tregoi vëllait të tij John Prevost për problemin e tij në lidhje me bankën në telefonatën e tyre të përditshme.

“Unë thashë, në rregull, do të marr numrin, bankën dhe do të telefonojmë bankën”, tha John duke ia rrëfyer momentin Erin Burnett të CNN në OutFront të së mërkurës.

Read more:Injorim total: Ish-çifti Rozana Radi dhe MC Kresha shmangin njëri-tjetrin ndonëse u gjendën në të njëjtën studio televizive

Historia e asaj që ndodhi më pas u bë virale pasi miku i Papa Leo, Reverend Tom McCarthy, tregoi gjatë një takimi katolikësh në Naperville, Illinois, për përvojën e shërbimit ndaj klientit të Papës.

Pasi u lidh me arkëtaren e bankës, burri që e identifikoi veten si Robert Prevost shpjegoi se ishte zhvendosur së fundmi dhe duhej të ndryshonte informacionin e tij.

“Ajo tha, në rregull, cili është numri i llogarisë bankare”, i tha John Burnett-it.

“Cili është numri juaj i Sigurimeve Shoqërore? Cila ishte adresa juaj zyrtare?’ Kishte rreth katër ose pesë pyetje të ndryshme dhe ia dha të gjitha asaj”, shtoi ai.

Read more:OVL e UÇK-së: Përpjekjet tona për drejtësi ndaj ish-krerëve po marrin jehonë ndërkombëtare

Sipas McCarthy-t, arkëtarja i tha më pas Papa Leos se do të duhej të vinte personalisht në bankën e Çikagos për të finalizuar procesin. Papa pretendoi se nuk mundej, përpara se të përpiqej të shpjegonte pse.

Në rrëfimin e John-it, ishte ai që i tregoi punonjëses së bankës për rrethanat e veçanta në anën tjetër të linjës.

“Vazhdoi aq gjatë, sa thashë, ‘e dini, zonjë, mund të jetë e dobishme për ju të dini se po flisni me vëllain tim që është në Romë tani. Po flisni me Papën’”, tha John.

Në të dyja rrëfimet, rezultati ishte i njëjtë.

Read more:Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

“Ajo tha, ‘oh, vërtet?’ Dhe e mbylli telefonin. Dhe ky ishte fundi i telefonatës”, tha John.

Burnett e pyeti Johnin nëse arkëtarja “mendoi vetëm se ishte një shaka”, duke u ankuar që pas të gjitha pyetjeve, Papa ende nuk ishte në gjendje ta ndërronte numrin e tij në bankë.

“Telefonatë shakaje, po. Një nga provincialët duhej të shkonte në bankë dhe ta zgjidhte atë për të”, tha Johni. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #Cnn #jetë #Papa leo xiv #Takimi #Telefonata #Telefoni #Vatikan #Vatikani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje
  • Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
  • Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • “Shumica përdori votën si mburojë politike për Ballukun”, Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor. Rama bashkëpunon me krimin për pastrimin e parave të pista
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 15 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by