Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mel B rrëfen simptomat "e frikshme" të menopauzës: Mendova se diçka nuk ishte në rregull me mua
Aktualitet

Mel B rrëfen simptomat "e frikshme" të menopauzës: Mendova se diçka nuk ishte në rregull me mua

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-anëtarja e “Spice Girls”, Mel B (50), ka folur hapur për simptomat e menopauzës, të cilat i ka përshkruar si të frikshme dhe të vështira, duke treguar se në një periudhë kishte filluar të ndihej e pasigurt dhe e shqetësuar pa e kuptuar menjëherë arsyen.

Mel B rrëfeu përjetimet e saj në një ngjarje në Londër, në ambientin Ce La Vie në Paddington, ku u prezantua si fytyra e re globale e markës Revive Collagen. Ajo tregoi se simptomat nisën para se të mbushte 50 vjeç dhe përfshinin djersitje të forta të nxehtësisë, sidomos gjatë natës, si dhe ankth, shkruan DailyMail.

“Po kisha djersitje të tmerrshme nga nxehtësia dhe e mbaj mend, para se të mbushja 50 vjeç, ulesha në takime dhe thosha: ‘A është edhe dikush tjetër vapë?’ Nuk e dija çfarë po ndodhte”, tha ajo. Sipas saj, në një moment kishte menduar se diçka nuk ishte në rregull me të: “I thashë vetes… mendoj se diçka është pak gabim me mua”.

Read more:Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur duhet të shkoni te mjeku

Mel B shtoi se menopauza mund të jetë një përvojë që të tremb, ndaj edhe e ka quajtur me humor këtë fazë si “MEL-opause”. Ajo tregoi se përveç simptomave fizike, kishte edhe një ndikim emocional, duke u ndier më e pasigurt dhe duke dyshuar në veten.

Në rrëfim, ajo preku edhe të kaluarën e saj personale, duke thënë se për shkak të ankthit kishte menduar nëse kjo gjendje lidhej edhe me traumën nga martesa e saj e dytë, të cilën e përshkroi si abuzive dhe që zgjati rreth dhjetë vjet.

“Pyesja veten pse po ndihesha më e shqetësuar dhe pse po dyshoja në veten… madje mendova nëse më duhej edhe më shumë terapi”, u shpreh ajo.

Read more:Atletico ndërron hotel në Londër përpara ndeshjes me Arsenalin – Simeone befason me përgjigje

Mel B tregoi se kishte qenë gati të konsultohej me mjekun e familjes për të shqyrtuar mundësinë e HRT (terapisë zëvendësuese hormonale), por tha se aktualisht nuk ka pasur nevojë për të dhe se gjendja e saj është përmirësuar.

Në të njëjtën intervistë, ajo ndau edhe një detaj më të lehtë nga jeta me bashkëshortin e saj të tretë, parukierin Rory McPhee (37), me të cilin u martua më 5 korrik 2025.

Read more:Milani po shqyrton këto dy alternativa për stolin në rast largimi të Allegrit

Mel B tha se ata kishin pasur “mospërputhje” kur bëhej fjalë për temperaturën në dhomën e gjumit: ajo preferon një dhomë shumë të ftohtë dhe gjithmonë do dritaren hapur edhe në dimër, ndërsa Rory e do ambientin shumë të ngrohtë.

Për ta zgjidhur këtë, çifti bleu një dyshek inteligjent, i cili lejon rregullimin e temperaturës ndaras për secilën anë të shtratit. “Ana ime e shtratit është vërtet e ftohtë. Dysheku e kontrollon temperaturën dhe të zgjon butë. Është gjeniale”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #jetë #Londër #Martesa #Mel b #Menopauza #Para #Simptomat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin