Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 parti heqin dorë nga gara
Aktualitet

Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 parti heqin dorë nga gara

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mungesa e bashkëpunimit ashtu si në Kuvend, partitë politike po i përcjell edhe në zgjedhjet e reja të 7 qershorit.

Pak orë para se të skadojë afati për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore, në KQZ është deklaruar veç bashkimi i partive boshnjake, me shkurtesën Vakat.

Në të njëjtën kohë, në fundin e 7 majit, skadon edhe një tjetër afat, ai i njoftimit për pjesëmarrje në këtë proces, nga partitë tanimë të regjistruara, procedurë të cilën e kanë kryer veç disa prej tyre.

“Janë 20 parti të regjistruara që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Eelezi.

Read more:Nesër Kuvend/ PD thirrje PS: Pranoni nismat tona për uljen e çmimit të naftës, tejkaloni interesin partiak

Në mesin e tyre, të paktën deri në orën 15:00, pjesëmarrjen e konfirmoi LDK, AAK dhe PSD.

Ndërsa, disa parti të tjera, si Vetëvendosje e PDK, këtë procedurë e kanë lënë që ta kryejnë në momentet e fundit.

Ndërkohë, ka subjekte të cilat kanë hequr dorë gara.

Read more:Ibrahimi: Komunat detyrohen të paguajnë për zgjedhjet – AKK kërkon ndalim urgjent

“Pesë parti kanë konfirmuar që nuk do jenë pjesë e garës”, ka shtuar Elezi.

Këto janë, Partia Demokratike e Unitetit, Balli Kombëtar, Lëvizja Qytetare Vatra, Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe Partia e Drejtësisë.

Derisa Vetëvendosje ende se kishte deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje, kryetari i saj Albin Kurti, foli për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin, e cila në listë do të hyjë me disa kandidatë që në legjislaturën e fundit ishin pjesë e grupit parlamentar të VV-së.

Read more:Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin! Abdixhiku: Bashkim i madh!

“Le të punojnë me çka dinë e mundën dhe iu dëshiroj sukses. Por duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, partitë kanë afat edhe pesë ditë për t’i dorëzuar listat finale me emrat e kandidatëve për deputetë./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Albin kurti #Koalicione parazgjedhore #Kqz #kuvend #Ldk #Pdk #Psd #Vakat #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
  • Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve
  • Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi
  • Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
  • Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by