Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Drafti/ Ndryshimet që propozon PS për Kodin Rrugor: Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përgjithmonë! Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj
Aktualitet

Drafti/ Ndryshimet që propozon PS për Kodin Rrugor: Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përgjithmonë! Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj

• 8 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Pas aksidentit tragjik ku një shofer i dehur dhe me shpejtësi u mori jetën dy miturve në Durrës, Partia Socialiste e ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Masat më të ashpra parashikohen për drejtuesit e rinj, ndërsa shoferët e dehur në timon që përsërisin të njëjtën shkelje rrezikojnë heqjen e patentës përgjithmonë. Me draftin që mban firmën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetit Erion Braçe, socialistët propozojnë një shtesë në nenin 184 të Kodit Rrugor, në të cilën parashikohet se shoferi që kapen në timon me vlerë të alkoolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit, i hiqet përgjithmonë patenta.

Pika 11.1 që pritet të shtohet në nenin 184 të Kodit Rrugor

Një tjetër ndryshim që propozon PS është një shtesë në nenin 115/1 të Kodit Rrugor, ku parashikohet që drejtuesit të mjetit që kapet duke drejtuar mjetin pa patentë, i shtyhet për 1 vit e drejta për t’u pajisur me leje drejtimit pranë autoshkollave. Ndërsa, për të miturit që kapen pa patentë në timon afati për t’u pajisur me leje drejtimi shtyhet për një periudhë 2 (dy)-vjeçare nga momenti kur i lind kjo e drejtë sipas legjislacionit në fuqi.

Read more:MPB: Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 9 shoferë

Pika 10.1 që i shtohet nenit 115/1 të Kodit Rrugor
Ndryshimet që propozon PS
-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)
-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë ata, pra jo 18 por 20 vjec do bëhesh për herë të parë me patentë
-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.
-shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi)
– Shoferët e rinj (Deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh
-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien.
-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)
Ndalohet përdorimi i celularit për biçikletat dhe motorët elektrikë
Kush kapet në timon me vlerë të alkolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit dhe e përsërit i hiqet përgjithmonë patenta

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Read more:LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë! Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:48

Zero alkool në timon, limite shpejtësie në rrugë, ‘kufizim orari’ për drejtimin e mjetit! Ja ndryshimet e propozuara nga PS për shoferët e rinj

Drafti i propozuar nga PS për ndryshimet në Kodin Rrugor parashikon masa më të ashpra për drejtuesit e rinj të mjeteve, nga momenti që pajisen me leje drejtimi deri pas dy vitesh. Konkretisht, për shoferët e rinj (deri në 2 vite) nuk do tu lejohet të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit. Shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/orë jashtë qendrave të banuara.

Read more:Shoqëria civile skeptike për ligjin e financimit të partive, Brahaj: Burimet të kontrollohen nga KLSH! Komiteti i Helsinkit: Shqetësim, paratë nga krimi i organizuar

Po për drejtuesit e rinj (deri në dy vite), u ndalohet drejtimi i mjetit nga ora 24:00 deri në orën 06:00 pa praninë e një drejtuesi shoqërues që ka patentë prej të paktën 3 vjetësh.

Read more:“Gruaja”: Fotografia më e mirë e Pieter Henketit

Mosrespektimi i këtyre kufizimeve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për 1 muaj dhe heqje pikësh. Ndërsa, nëse gjatë periudhës 2-vjeçare drejtuesi nuk kryen asnjë shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Por për shoferët e rinj që brenda një viti kapen me dy shkelje dhe humbasin të paktën 10 pikë nga patenta, periudha e kufizimeve do të zgjatet edhe me 1 vit tjetër.

Ndryshimet që shtohen në nenin 117/1 të Kodit Penal
Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #Autostrada #Durres #Erion Braçe #kodi rrugor #PS #Shofer #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Sulmi rus në kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë: Na kujton edhe një herë brutalitetin e agresionit të Rusisë
  • Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 16 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 16 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by