Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. GPS i fshehur në dorezë kirurgjikale, 5 telefona në “airplane mode”/ Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, itinerari i autorëve
Botë

GPS i fshehur në dorezë kirurgjikale, 5 telefona në “airplane mode”/ Si u organizua vrasja e mafiozit në Greqi, itinerari i autorëve

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ekzekutimin e mafiozit grek Giorgos Moschouris, ndërsa autoritetet greke kanë rindërtuar lëvizjet e grupit që dyshohet se organizoi atentatin në zonën e Halandri.

Në qendër të hetimeve ndodhet një pajisje GPS e fshehur brenda një doreze kirurgjikale, e cila sipas hetuesve mund të përmbajë prova të rëndësishme për aktivitetin e organizatës kriminale dhe objektiva të tjerë që dyshohet se ishin planifikuar për t’u goditur.

Ajo që ka ngritur dyshime te autoritetet është mënyra e sofistikuar që dyshohet se përdornin anëtarët e grupit për të shmangur gjurmimin.

Njëri prej të arrestuarve mbante me vete pesë telefona celularë të vendosur në “airplane mode”, si edhe dy routerë portativë, me qëllim shmangien e lokalizimit të sinjaleve telefonike.

Read more:Fjalimi historik i Mbretit Charles në Kongresin amerikan plot batuta, histori dhe thumba, ja pse konsiderohet një kryevepër

Sipas mediave greke, pajisja GPS ishte fshehur brenda dorezës kirurgjikale për të mos lënë gjurmë gishtash apo materiale ADN-je.

Në dosjen hetimore përfshihet edhe një bisedë e përgjuar e njërit prej të dyshuarve, i cili gjatë komunikimit me një grua thuhet se është shprehur:

“Po, jam vrasës dhe hajdut, kam bërë çdo të keqe”.

Hetuesit grekë kishin më shumë se një vit që monitoronin lëvizjet dhe komunikimet e personave të përfshirë, ndërsa analiza e pamjeve filmike dhe materialeve të mbledhura nga njësitë speciale çoi në identifikimin e grupit që dyshohet se mori pjesë në atentat.

Read more:Trump telefonatë me von der Leyen: BE të respektojë marrëveshjen tregtare deri më 4 korrik ose tarifat do të rriten! CNN: Irani do t’i përgjigjet sot propozimit të SHBA-së

Sipas rindërtimit të ngjarjes, autorët kishin hyrë në Greqi nga jashtë vendit dhe lëviznin me automjete “operative”, duke ndryshuar vazhdimisht veshjet dhe pamjen për të shmangur identifikimin.

Policia ka dokumentuar itinerarin e tyre që prej orëve të para të ditës së atentatit. Një prej automjeteve u identifikua fillimisht në orën 11:41, ndërsa më pas u regjistrua në zona të ndryshme të Athinës, përfshirë Haidarin, Egaleon dhe Aspropirgosin.

Rreth orës 13:47, dy automjete të përdorura nga grupi u filmuan në pikën e pagesës së Metamorfosis, ku autorët paguan cash për të shmangur gjurmët bankare.

Sipas hetimeve, në orën 14:00 automjetet mbërritën në Halandri, pranë klinikës private ku ndodhi ekzekutimi i “Thamnakia”. Pak minuta më vonë, kamerat e sigurisë regjistruan lëvizjet e autorëve pranë skenës së krimit.

Read more:Vrasja e mafiozit grek vitin e kaluar, 4 të arrestuar! Mes tyre 2 shqiptarë

Hetuesit kanë rindërtuar edhe itinerarin e largimit pas atentatit, deri në momentin kur automjetet e përdorura u dogjën dhe autorët u larguan nga Greqia.

Për çështjen, autoritetet greke kanë arrestuar katër persona, mes tyre dy shtetas me origjinë shqiptare, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Analiza #Atentat #Automjete #Automjetet #greqi #Greqia #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
  • “Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
  • “Bashkë për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke”/ Arvina Lleshi thirrje: Më 24 shtator sa më shumë para Parlamentit!
  • “Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 274 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 8 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by