Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Operacioni Germanija“: Si po veprojnë agjentët e Putinit në Gjermani
Aktualitet

"Operacioni Germanija“: Si po veprojnë agjentët e Putinit në Gjermani

• 8 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjermania po përballet me një valë të paprecedentë sulmesh hibride që synojnë destabilizimin e demokracisë dhe goditjen e mbështetjes për Ukrainën, shkruan revista DER SPIEGELnë numrin më të ri. Sipas shërbimeve sekrete, Berlini tashmë shihet nga Moska si „armiku numër një“ në Evropë, duke u bërë fushëbeteja kryesore e një lufte në hije ku agjentët e Vlladimir Putinit veprojnë me një guxim dhe pacirësi që nuk ishte parë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Zhvillimi më shqetësues i kohëve të fundit ka të bëjë me komunikimet konfidenciale të elitës politike gjermane. Përmes një skeme të sofistikuar të mashtrimit, të njohur si „Phishing“, hakerat rusë kanë arritur të depërtojnë në profilet e politikanëve gjermanë në aplikacionin Signal, i konsideruar deri më sot si më i sigurti. Mes viktimave janë kryetarja e Bundestagut (parlamentit), Julia Klöckner, dy ministre si dhe dhjetëra deputetë e gazetarë investigativë, njofton DER SPIEGEL.

Read more:Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor/ Propozimi i Gjermanisë: Vendimet brenda Unionit të merren me shumicë të kualifikuar, jo me unanimitet! ‘Veto’ drejt shfuqizimit

Sulmi funksionoi kështu: pasi merrnin kontrollin e një llogarie, agjentët u dërgonin mesazhe kontakteve të radhës me pretekstin e një „procesi verifikimi“. Inteligjenca gjermane zbuloi se në janar 2026, më shumë se 13’700 numra telefoni ishin në shënjestër të programit malinj rus të koduar „ApocalypseZ“. Alarmi arriti kulmin kur u dyshua se përmes këtyre grupeve mund të ishin përgjuar bisedat e kancelarit Friedrich Merz, nënvizohet në raportin e DER SPIEGEL.

Pas dëbimit masiv të qindra diplomatëve rusë që shërbenin fshehurazi si spiunë, Moska ka ndryshuar strategji. Krahas agjentëve profesionistë të shërbimeve GRU dhe FSB, po përdoren gjithnjë e më shumë të ashtuquajturit „agjentë të nivelit të ulët“ ose „spiunë për përdorim të njëhershëm“. Këta janë individë të rekrutuar përmes Telegramit për shuma të vogla parash, shpesh amatorë, detyra e të cilëve varion nga grafite propagandistike deri te sabotazhet e rrezikshme.

Read more:Xabi Alonso shfaqet si favorit për drejtimin e klubit londinez

Një shembull i tillë ishte incidenti në aeroportin e Leipzigut, ku mori flakë një pako e dërguar nga Lituania. Vetëm fati bëri që pakoja të mos ishte në bord të një avioni gjatë fluturimit, gjë që do të shkaktonte një tragjedi. Hetuesit besojnë se pakoja, e cila përmbante një pajisje ndezëse të fshehur në një jastëk masazhi, ishte pjesë e një operacioni sabotazhi të drejtuar nga inteligjenca ushtarake ruse, shkruan DER SPIEGEL.

Read more:Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA

Shtrirja e „Operacionit Germanija“ kalon kufijtë e botës digjitale. Shërbimet gjermane kanë parandaluar disa skenarë që mund të kishin përfunduar në vrasje politike. Në qendër të vëmendjes janë kompanitë që furnizojnë Ukrainën me dronë. Dy raste spektakulare përfshijnë një shtetas ukrainas dhe një rumune, të cilët u kapën duke filmuar dhe mbledhur informacione sekrete rreth adresave të pronarëve të këtyre fabrikave, duke ngritur dyshime për përgatitjen e atentateve.

Agjentët rusë po ndjekin hapur ushtarë apo ish-anëtarë të inteligjencës ukrainase që jetojnë në Gjermani. Në qytetet Frankfurt dhe Hagen janë arrestuar persona që vëzhgonin ish-zyrtarë të lartë ukrainas, me qëllimin e qartë për t’i eliminuar. Edhe infrastruktura kritike është nën vëzhgim: në qytetin Minden u zbulua një kamerë e sofistikuar e fshehur në stacionin e trenit – një pikë kyçe për dërgimin e armatimeve drejt Lindjes.

Read more:Sela: Komisioni i Venecias po keqpërdoret si arbitrazh i Marrëveshjes së Ohrit

Kjo situatë ka detyruar Berlinin të rishikojë tërësisht kompetencat e shërbimeve të tij sekrete. Për dekada, Gjermania kishte një qëndrim mjaft pasiv, por tani shërbimi i brendshëm sekret po shndërrohet në një „shërbim aktiv mbrojtës“. Plani i ri parashikon përdorimin e inteligjencës artificiale, teknologjisë për njohjen e fytyrës dhe „hyrjen e fshehtë“ në pajisjet digjitale të personave të dyshuar.

Read more:Marco Rubio në Vatikan, takim me Papën për “të qetësuar gjakrat” me Donald Trump

Ndryshimi më radikal pritet te Shërbimi Informativ i Jashtëm (BND). Nën drejtimin e ri, BND pritet të marrë kompetenca operative për të kryer sulme kibernetike apo edhe sabotazhe në territore jashtë Gjermanisë kundër fabrikave të dronëve rusë. Mesazhi i Berlinit, sipas DER SPIEGEL, është i qartë: në një botë ku Putini ka shpallur luftë hibride kundër Evropës, Gjermania nuk mund të mbetet më vetëm vëzhguese, por duhet të jetë e aftë t’i shkaktojë agresorit dhimbje të ngjashme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Berlini #Friedrich Merz #Fsb #gjermani #Gjermania #Inteligjenca #jetë #Rusia #Ukraina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e Martin Canit te shkolla “Fan Noli”/ Rama ‘shfajëson’ TikTok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale
  • “Sulmi i shtetit, hileqar dhe i padrejtë”/ Erebara i përgjigjet Ballës: E drejta për të protestuar është kushtetuese. Përdorimi i fuqisë ekzekutive, shqetësues
  • Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson Tik Tok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale
  • Përfshihet nga flakët biznesi i ‘Neranxi’-t në Elbasan
  • I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Qytetarët, protesta në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare”/ Aktivistja: Vetëm kryeministri dhe shërbëtorët e tij nuk e shohin mbështetjen ndaj nesh 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 8 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by