
Paris Saint-Germain është futur në garë për transferimin e sulmuesit anësor të Newcastle United, Anthony Gordon, duke komplikuar edhe më shumë planet e Bayern Munich për afrimin e anglezit.
Sipas raportimeve të “Sky”, transferimi i 25-vjeçarit drejt kampionëve të Gjermanisë aktualisht “nuk është në horizont”, pasi Newcastle vazhdon të mbajë një qëndrim të fortë në negociata.
Read more:“Është absurditet”, Kompany i tërbuar me gjykimin ndaj PSG-së

“Magpies” thuhet se kërkojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Gordonit, ndërsa vlera reale e lojtarit konsiderohet mes 75 dhe 85 milionë eurove, shumë që Bayern nuk është i gatshëm ta paguajë për momentin.
Ndërkohë, mediumi “Teamtalk” raporton se në garë është futur edhe PSG-ja, e cila së bashku me disa klube të tjera të Ligës Premier ka kapacitet financiar për të përmbushur kërkesat e Newcastle.
Read more:Nuk ka rikthim te Reali, Mourinho po përgatitet për Ligën Premier
Kjo situatë mund t’i japë avantazh klubit francez në garën për firmën e Gordonit, ndërsa Bayern Munich rrezikon të mbetet prapa nëse nuk rrit ofertën e tij në javët e ardhshme. /Telegrafi/





