Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Deputetja Koçeku: Europa duhet ta paraqesë veten si Neoeuropë
Aktualitet

Deputetja Koçeku: Europa duhet ta paraqesë veten si Neoeuropë

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, është shprehur se sot Shqipëria nuk ka ideologji më të afërt sesa Europën.

Komentet Koçeku i ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se edhe vetë Europa ka nevojë sot të rishpikë veten.

Sipas deputetes socialiste, Europa nuk mund të mbetet një ide e mbyllur në vetëvete, por ka nevojë ta paraqesë veten si Neoeuropë përmes zgjerimit dhe integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin asaj.

Read more:Amerikanët goditën një mjet lundrues në Paqësor, të paktën dy të vdekur

Reagimi i plotë i Koçekut:

Sot, në Ditën e Europës

Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë kur ajo i jep shpresë për zhvillim dhe siguri kolektive. E sot Shqipnia nuk ka ideologji ma të afërt e të mbarë sesa Europën.

Shoqnitë që ecin përpara janë ato shoqni që dinë me u përshtatë me kohën dhe me rrokë vizione të reja për të ardhmen, pa e humbë kurrë boshtin e vlerave të veta identitare e kulturore. Janë shoqni që dinë me e rishpikë veten përmes raportit me tjetrin, pa u tretë në tjetrin. Dhe Europa ka kenë pikërisht kjo bashkësi e madhe kulturash, gjuhësh e historish të ndryshme, identitetesh, lokalitetesh, që njikohësisht edhe ka ba të mundun integrimin e tyne por edhe ka përforcu mëvetësinë e secilit syresh.

Read more:Infeksioni me Hantavirus, IKSHPK prezanton të dhënat ndër vite: Në Kosovë nuk është sëmundje e re

Ajo asht nji bashkësi që në pamje të parë duket sikur ngërthen nji kundërthanie brenda vetes, por e pame në miniaturë s’mundet me pasë gjenialitet më të madh në historinë e njerëzimit sesa mënyra sesi asht kompozu nji kolektivitet i tillë “identitetesh të ndryshëm”, nji kontratë kaq e mrekullueshme mes të ndryshmëve që e kthen dallimin në bashkëjetesë dhe historinë në projekt të përbashkët.

Sot, në nji kohë kur lufta dhe pasiguria janë rikthy sërishmi në kontinent, asnji shtet i vogël nuk mundet me mendu se e përballon i vetëm sfidën e së ardhmes. Jashtë Europës, shtetet tona rrezikojnë me mbetë të ekspozueme, të copëzueme ekonomikisht e politikisht, rrezikojnë me mbetë gjysma-shtete, si nukleuse të izolueme përballë krizave globale. Ndërsa Europa mbetet hapësina ku shtetet e vogla fitojnë peshë, siguri dhe mundësi reale për me u ba të plota, pra mundësi për me e gjetë veten.

Read more:Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind

Por edhe vetë Europa duhet me u rishpikë. Ajo nuk mundet me mbetë nji ide e mbyllun në vetvete. Europa ka nevojë me u rieuropianizu, me e paraqit veten si nji Neoeuropë, përmes zgjerimit, përmes integrimit të kombeve që historikisht dhe shpirtërisht i përkasin asaj. Integrimi i Shqipnisë nuk asht vetëm nevojë e jona; asht edhe nevojë e vetë Europës për me e ripërtëri energjinë e saj politike.

Prandaj, rruga europiane për Shqipninë nuk duhet pa veç si proces administrativ apo politik. Ajo asht nji zgjedhje qytetnore dhe historike. Asht zgjedhja për me i dhanë këtij vendi ma shumë siguri, ma shumë drejtësi, ma shumë dinjitet dhe ma shumë mundësi për brezat që vijnë.

Read more:Tayna njofton albumin e ri “Genesis”: Përmban çdo pjesë timen, të vjetrën dhe të renë

Europa asht nji mënyrë me e mendu të ardhmen. Asht e ardhmja që shoqnisë e shtetit tonë i duhet me e rrokë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dita e europes #E ardhmja #Europa #Integrimi #integrimi europian #Marjana Koçeku #Projekt #Rrjetet sociale #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, me mijëra kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
  • “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen
  • “Do të jemi këtu deri në dorëheqjen e Ramës”/ Aktivisti Lleshi: Infrastrukturë nuk ka, por 4.2 milionë euro shkojnë për një fashist
  • “Biri i Hamzat, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesit: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen
  • LIVE- Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës, shqiptarët në revoltë prej 42 ditësh, nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 16 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 15 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by