Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dita e Europës / Hoxha pret në Ministri nxënësit e dalluar nga i gjithë vendi: Shqipëria europiane fillon me ju, me idetë dhe ëndrrat tuaja
Aktualitet

Dita e Europës / Hoxha pret në Ministri nxënësit e dalluar nga i gjithë vendi: Shqipëria europiane fillon me ju, me idetë dhe ëndrrat tuaja

• 9 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e Evropës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në zyrën e tij, një grup nxënësish të dalluar të shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria, në një bashkëbisedim për Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin e vendit drejt familjes evropiane.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes ku merrnin pjesë ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ambasadorë të vendeve anëtare, Ministri deklaroi se ky brez i ri është shpresa më e madhe jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Evropës që duam të ndërtojmë.

“E ardhmja jonë evropiane nuk do të ndërtohet vetëm në Bruksel apo në kryeqytetet e mëdha. Ajo do të ndërtohet së pari këtu, nga fëmijë dhe të rinj si ju, në Tiranë, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë dhe kudo ku mendjet e reja ëndërrojnë një të nesërme më të mirë”, tha mes të tjerash Hoxha.

“E ardhmja e Shqipërisë në Evropë nuk është vetëm një projekt politik. Është projekti i brezit të ri. I fëmijëve që ëndërrojnë më shumë, dinë më shumë dhe nuk njohin kufij për talentin, dijen dhe ambicien e tyre. Sepse Shqipëria evropiane fillon me ata. Fillon këtu”, theksoi më tej ministri.

Read more:Hoxha pas takimit me Mexhitin: Nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes nesh, edhe në familje ka mosmarrëveshje

Fjala e plotë e Ministrit Hoxha:

Mirëdita të gjithëve,
I dashur Silvio, Ambasadorë, Të dashur miq,Faleminderit që na u bashkuat për të shënuar këtë ditë kaq të veçantë.

Në mënyrë të vecantë një mirëseardhje të përzemërt për fëmijët dhe të rinjtë nga e gjithë Shqipëria dhe prindërit e tyre.

Sot është Dita e Evropës. Dhe si e tillë, është edhe dita e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, sepse është dita e shpresës dhe e gëzimit, dita e bashkëpunimit dhe e përparimit, dita e paqes dhe sigurisë, dita e solidaritetit dhe e besimit tek e ardhmja.

Sepse Evropa nuk është vetëm institucione, traktate, rezoluta apo flamuj. Evropa janë së pari njerëzit.
Janë idetë dhe ëndrrat.
Është liria.
Është dinjiteti njerëzor.
Është begatia që ndërtohet përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Read more:Kosta: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

Dhe mbi të gjitha, Evropa është e ardhmja që ju përket juve.

Të dashur të rinj,

Ju jeni brezi që do të jetojë në një Evropë më të lidhur, më të hapur dhe, shpresojmë gjithmonë, më paqësore.

Bashkimi Evropian u ndërtua pas kohësh të vështira nga njerëz që kuptuan diçka shumë të rëndësishme: se bashkëpunimi është gjithmonë më i fortë se ndarja dhe se shpresa është gjithmonë më e fortë se frika.

Jean Monnet, një nga etërit themelues të Evropës së bashkuar, thoshte: “Ne nuk po bashkojmë shtete, por po bashkojmë njerëz.”

Read more:Julian Alvarez vs Joao Pedro: cili sulmues është perfekt për Barcelonën?

Dhe ky është, në fund të fundit, kuptimi më i bukur i Evropës.

Ndërsa Nënë Tereza na kujtonte se: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Edhe Evropa ndërtohet kështu: me mirëkuptim, me solidaritet, me respekt për njëri-tjetrin dhe me besimin se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Read more:Kryeministri i ri i Hungarisë dërgon një mesazh të cilin ShBA-ja nuk duhet ta injorojë

Dhe ky është mesazhi që kam për ju sot:

Besoni tek vetja juaj.
Jini kureshtarë dhe bëni pyetje.
Lexoni dhe studioni. Udhëtoni.
Mësoni gjuhë të huaja.
Krijoni miqësi me njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme.

Por, kudo që jeta t’ju çojë, mbajeni Shqipërinë në zemër me dinjitet, krenari dhe mirësi.

Sepse e ardhmja jonë evropiane nuk do të ndërtohet vetëm në Bruksel apo në kryeqytetet e mëdha. Ajo do të ndërtohet së pari këtu, nga fëmijë dhe të rinj si ju, në Tiranë, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë dhe kudo ku mendjet e reja ëndërrojnë një të nesërme më të mirë.

Ismail Qemali thoshte se: “E ardhmja e një kombi varet nga dituria dhe rinia e tij.”

Read more:Posta e Kosovës shënon 70-vjetorin e pullës EUROPA me emision të ri filatelik

Prandaj ju jeni shpresa më e madhe jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Evropës që duam të ndërtojmë.

Dhe mos reshtni kurrë së ëndërruari për gjëra të mëdha, për veten tuaj, për Shqipërinë dhe për Evropën.

Gëzuar Ditën e Evropës që është edhe dita e Shqipërisë!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Bashkimin evropian #Bruksel #Dita e europes #Dita e evropës #E ardhmja #Evropa #Ferit Hoxha #integrimi ne be

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh
  • Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • “Do të kthehem”/ Gonzato i jep lamtumirën Shqipërisë: Atë ditë s’do të kem nevojë për pasaportë
  • Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by