Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Evakuimi i pasagjerëve në Tenerife nga anija me hantavirus/ Autoritetet greke në gatishmëri, pritet riatdhesimi i një 70-vjeçari që ndodhej në bordin e MV Hondius
Botë

Evakuimi i pasagjerëve në Tenerife nga anija me hantavirus/ Autoritetet greke në gatishmëri, pritet riatdhesimi i një 70-vjeçari që ndodhej në bordin e MV Hondius

• 10 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe opinioni publik në Greqi po ndjek me interes të madh operacionin e jashtëzakonshëm në Tenerife të Spanjës për zbarkimin dhe riatdhesimin e pasagjerëve të kroçerës “MV Hondius”, pas alarmit për shpërthimin e hantavirusit në bord, që deri tani lidhet me vdekjen e tre personave gjatë udhëtimit.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke ndodhet një pasagjer 70-vjeçar nga Greqia, për të cilin është aktivizuar një plan i posaçëm transporti dhe kontrolli shëndetësor.

Sipas mediave greke, një avion ushtarak C-130 i Forcave Ajrore greke është në gatishmëri për ta sjellë pasagjerin në Greqi. Ende nuk është vendosur nëse avioni do të fluturojë drejt Tenerifes apo në Holandë, që pritet të jetë stacioni i radhës për shumë prej pasagjerëve të kombësive të ndryshme.

Read more:Alarm në Evropë/ Rriten me ritme shqetësuese përdhunimet dhe dhuna seksuale

Koordinimin e operacionit e ka marrë përsipër Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, ndërsa pas mbërritjes në vend, 70-vjeçari do t’i nënshtrohet menjëherë kontrolleve mjekësore në spitalin “Attikon” të Athinës. Për rastin është informuar edhe epidemiologu i njohur Sotiris Tsiodras, i cili udhëhoqi për muaj me radhë strategjinë e mbrojtjes dhe vaksinimit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Nuk është vendosur ende nëse 70-vjeçari do të qëndrojë në karantinë në spital apo në banesën e tij.

Read more:Infeksioni me Hantavirus, IKSHPK prezanton të dhënat ndër vite: Në Kosovë nuk është sëmundje e re

Ndërkohë, në portin industrial të Granadilias në Tenerife janë marrë masa të rrepta sigurie. 147 pasagjerët e anijes po largohen në mënyrë të kontrolluar, me autobusë të mbyllur dhe korridore sigurie, për t’u transportuar drejt vendeve të tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të gjithë pasagjerët konsiderohen kontakte me rrezik të lartë dhe do të monitorohen për javë të tëra.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anija #avion #greqi #Greqia #hantavirus #jetë #Pasagjerët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë/ Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit! Ulen vitet e pritjes për gradat, vlerësohen aktet heroike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 27 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 13 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by