Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Statistikat/ Sot El Clasico numër 264 mes Barcelonës dhe Real Madridit, katalanasve iu nevojitet një pikë për trofeun! Mungon Mbappe, Flick humbet të atin
Aktualitet

Statistikat/ Sot El Clasico numër 264 mes Barcelonës dhe Real Madridit, katalanasve iu nevojitet një pikë për trofeun! Mungon Mbappe, Flick humbet të atin

• 10 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Barcelona ka sot mundësinë që të sigurojë titullin numër 29-të të La Ligas në Spanjë, ndërsa do ta bënte kundër Real Madridit në El Clasico. Ndeshja e programuar për të filluar sot në orën 21:00 pritet me interes nga tifozët, me biletat e ‘Camp Nou’ që janë shitur të gjitha disa ditë më parë. Katalanasve do iu mjaftonte një barazim kundër rivalit të përjetshëm, Realit të Madridit, me ndeshjen e sotme që do të jetë e 264-ta mes tyre në gjithë historinë.

Nga këto, 107 fitore kanë shkuar për Real Madridin, 105 janë fitore janë të Barcelonës, ndërsa 51 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim. Sa u takon golave, Real Madridi ka shënuar 447 gola, kundrejt 439 golave të pësuar. Megjithëse shifrat janë në ekuilibër, ‘Galaktikët’ kanë një favor të lehtë sa i takon statistikave.

Sot Barcelona gjen një Real Madrid ‘të dërmuar’. Me zero tituj, sherri mes Aurelian Tchouameni dhe Federico Valverde ka bërë që situata te madrilenët të jetë e nderë. Veç Valverdes që ka një traumë në kokë, mungesë e zyrtarizuar për trajnerin Alvaro Arbeloa është edhe ajo e Kylian Mbappe për shkak dëmtimi. Veç tyre, vijojnë mos jenë gati Carvajal, Militao, Guler, Rodrygo dhe Mendy.

Read more:Juventusi rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, i ofron kontratë dyvjeçare

Nga ana tjetër, trajneri Hansi Flick mori një lajm të rëndë vetëm disa orë para ndeshjes, teksa ka humbur të atin. Megjithatë, sipas medieve në Spanjë ai do të jetë në stol për të drejtuar Barcelonën. Katalanasit vijnë në nga një formë e shkëlqyer dhe do të kenë vetëm mungesën e yllit Lamine Yamal.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-2-3-1): Joan Garcia; Cancelo, Martin, Cubarsi, Kounde; Pedri, Gavi; Fermin Lopez, Olmo, Rashford; Lewandowski Trajner: Hansi Flick

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Huijsen, Rudiger, Garcia; Camavinga, Bellingham, Pitarch, Tchouameni; Vinicius, Diaz Trajner:Alvaro Arbeloa

Read more:Xabi Alonso i penduar që mori drejtimin e Real Madridit

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:56

Presidenti i Real Madridit ‘bojkoton’ El Clasicon, nuk do të jetë në ‘Camp Nou’

1778421412_florentinoperez.jpg

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të jetë sonte në ‘Camp Nou’ për të parë El Clasicon kundër Barcelonës. ‘Mundo Deportivo’ raportoi të mërkurën se presidenti i Real Madridit nuk do të udhëtojë me ekipin dhe klubi i Barcelonës e ka konfirmuar këtë në listën e të ftuarve VIP.

Përfaqësuesi më i lartë i Real Madridit do të jetë Emilio Butragueno, drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të klubit, i cili do të jetë në tribunën VIP pavarësisht se fillimisht nuk kishte planifikuar të udhëtonte për në Barcelonë. Nuk do të ketë drekë zyrtare dhe as takim të zyrtarëve të të dyja klubeve.

Read more:Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës

Ora 15:03

Trajneri Hansi Flick humbet të atin pak orë përpara El Clasicos kundër Real Madridit

1778418244_hansiflick.jpg

Babai i Hansi Flick ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para ndeshjes Barça – Real Madrid (21:00). Trajneri i Barcelonës i informoi gjatë ditës si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit, por pavarësisht dhimbjes së madhe, ai pritet të jetë në pankinë sonte në përballjen vendimtare për titullin e La Ligës ndaj Real Madridit.

Ora 14:16

Zyrtare/ ‘Dhimbje koke’ për Arbeloan, Kylian Mbappe mungon sot në El Clasicon kundër Barcelonës

1778415587_kylianmbappe.JPG

Real Madridi ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe nuk është në listën e të ftuarve për ndeshjen kundër Barcelonës, e cila luhet sot në orën 21:00 në ‘Camp Nou’ dhe mund t’i japë zyrtarisht trofeun klubit katalanas. Ylli francez nuk është shëruar në kohë pavarësisht raportimeve të mediave se do të ishte i gatshëm për të qenë titullar në El Clasico.

Reali ka bërë publike listën e të ftuarve, ku nuk mungon as Aurelien Tchouameni, pavarësisht sherrit që kishte me Federico Valverden (mbeti jashtë për shkak të traumave në kokë).

Read more:Zbulohen pagat e lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës – shifra marramendëse dhe befasi në listë

Lista e plotë:

Portierët: Courtois, Lunin, Mestre

Mbrojtësit: Alaba, Alexander-Arnold, Carreras, Garcia, Rudiger, Huijsen, Jimenez

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Thiago, Cestero, Palacios

Read more:Real Madridi gati për lamtumirën e yllit të tyre, largimi në verë drejt finalizimit

Sulmuesit: Vinicius, Gonzalo, Brahim Diaz, Mastantuono.

S.Dh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • spanje
  • la liga
  • barcelona
  • real madrid
  • hansi flick
  • alvaro arbeloa
  • Kylian Mbappe
  • Lamine Yamal
  • el clasico
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

    Lexo edhe
    Aktualitet

    Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

    Aktualitet

    Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

    Tags: #Alvaro arbeloa #Aurelien tchouameni #Babai #Barcelona #El clasico #Hansi flick #Kylian mbappe #La liga #Lamine yamal #Real madrid #spanje

    Gazetar i VA News.

    Nga e njëjta kategori
    • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
    • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
    • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
    • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
    • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
    Nga të njëjtat tag-e
    • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
    • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
    • Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion
    • Ekzekutimi i ‘Tanit të Rruzhdiut’ në Sarandë, Ervis Lami në kërkim policor, i kontrollohet banesa në Kamëz! Asnjë gjurmë nga 2 autorët, 16 gëzhoja në vendngjarje
    • U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)
    Më të lexuarat — 48h
    1. 01
      Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
    2. 02
      Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
    3. 03
      Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 18 orë më parë
    4. 04
      Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
    5. 05
      Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
    6. 06
      Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 19 orë më parë
    7. 07
      Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 17 orë më parë
    Artikuj të Ngjashëm
    Aktualitet

    Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

    • 5 muaj më parë • 1 min lexim
    Aktualitet

    Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

    Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

    • 5 muaj më parë • 2 min lexim
    Aktualitet

    Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

    Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

    • 5 muaj më parë • 3 min lexim
    VA-NEWS VA-NEWS

    Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin