
UEFA ka konfirmuar të hënën emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë finalet e garave kryesore evropiane këtë sezon.
Finalja e Ligës së Kampionëve, ku Arsenali do të përballet me kampionin në fuqi Paris Saint-Germain, do të gjykohet nga gjermani Daniel Siebert.
Siebert e ka drejtuar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Arsenalit ndaj Atletico Madridit. Finalja luhet më 30 maj.
Read more:Fitore me aromë titulli, Arsenali triumfon në derbin e Londrës ndaj West Hamit

Ndërkohë, finalja e Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas, që zhvillohet më 20 maj, do të ketë në qendër francezin Francois Letexier – gjyqtari që drejtoi edhe finalen e Euro 2024.
Finalja e Ligës së Konferencës mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos, e cila do të luhet një javë më pas, do të drejtohet nga italiani Maurizio Mariani.
Read more:Rrëfimet për të zhdukurit në rajonin e Prishtinës
UEFA njoftoi gjithashtu se për secilën finale janë emëruar nga dy asistentë të së njëjtës kombësi me gjyqtarin kryesor.
Në futbollin e femrave, finalja e Ligës së Kampionëve për femra mes Barcelonës dhe Olympique Lyonnais, më 23 maj, do të gjykohet nga suedezja Tess Olofsson. /Telegrafi/




