Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Cila orgazëm konsiderohet më intensive te gratë dhe si arrihet ajo?
Aktualitet

Cila orgazëm konsiderohet më intensive te gratë dhe si arrihet ajo?

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkenca tregon se përjetimi i kënaqësisë seksuale ndryshon nga një grua te tjetra, ndërsa faktorët më të rëndësishëm mbeten relaksimi, njohja e trupit dhe komunikimi me partnerin

Orgazma femërore për një kohë të gjatë ka qenë temë diskutimesh, keqkuptimesh dhe interpretime të ndryshme. Sot, shkenca gjithnjë e më qartë tregon se nuk ekziston vetëm një mënyrë “e saktë” për ta përjetuar kulmin e kënaqësisë seksuale.

Trupi i gruas mund të reagojë ndaj llojeve të ndryshme të stimulimit, ndërsa intensiteti i orgazmës shpesh varet nga ndërthurja e faktorëve fizikë dhe emocionalë, si afërsia me partnerin, ndjenja e sigurisë, relaksimi dhe njohja e trupit.

Orgazma klitorale, forma më e shpeshtë e kënaqësisë

Ekspertët theksojnë se orgazma klitorale është forma më e zakonshme dhe, për shumë gra, më e lehta për t’u arritur. Klitorisi është jashtëzakonisht i ndjeshëm, sepse përmban një numër të madh mbaresash nervore.

Read more:Nga shpellat e lashta te anijet moderne/ Hantavirusi rikthen frikën, numri i pabesueshëm i viruseve të fshehura në botë

Pikërisht për këtë arsye, stimulimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i kësaj zone te shumica e grave mund të çojë në orgazëm.

Ky lloj i orgazmës shpesh është edhe përvoja e parë për shumë gra dhe mund të jetë bazë për njohjen më të mirë të reagimit seksual të trupit.

Orgazma vaginale dhe roli i pikës G

Një tjetër formë është orgazma vagjinale, e cila lidhet me stimulimin e pjesëve të brendshme të vagjinës, veçanërisht të zonës që shpesh quhet pika G.

Te disa gra, pikërisht ky lloj stimulimi mund të krijojë ndjesi të forta kënaqësie. Megjithatë, roli i saktë dhe vetë përkufizimi i pikës G vazhdojnë të jenë objekt diskutimi në literaturën shkencore, transmeton Telegrafi.

Read more:Volkswagen heq dorë nga një minifurgonët që e ka shitur për 11 vjet

Orgazma e kombinuar, shpesh më intensive

Si më intensive shpesh përmendet orgazma e kombinuar, ose e përzier. Ajo ndodh kur njëkohësisht stimulohet klitorisi dhe zona vagjinale.

Për shkak të stimulimit paralel të disa zonave erogjene, rritet qarkullimi i gjakut dhe aktiviteti nervor, gjë që mund të rezultojë me një orgazëm më të fuqishme, më të thellë dhe më të gjatë sesa kur stimulohet vetëm një zonë.

Për këtë arsye, disa ekspertë e përshkruajnë si një nga format më të plota të kënaqësisë seksuale femërore.

Read more:Pesë mite të rrezikshme për trigliceridet në të cilat shumë njerëz ende besojnë

A mund të arrihet orgazma “më e mirë”?

Është e rëndësishme të theksohet se nuk ekziston një orgazëm universalisht “më e mirë”. Çdo grua e përjeton ndryshe kënaqësinë seksuale, prandaj ajo që për një person është shumë intensive, për një tjetër mund të mos ketë të njëjtin efekt.

Faktorët që mund të ndihmojnë në përjetimin e një kënaqësie më të plotë janë relaksimi, ndjenja e sigurisë, komunikimi i hapur me partnerin, njohja e trupit dhe mjaftueshëm kohë për afërsi e paralojë.

Orgazma e kombinuar shpesh përshkruhet si më intensive, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë synimi i çdo gruaje. Kënaqësia seksuale është përvojë personale dhe nuk duhet të matet me standarde të përgjithshme.

Më e rëndësishmja është që secila grua të zbulojë çfarë i përshtatet trupit të saj, pa presion, pa krahasime dhe me ndjenjën e sigurisë fizike dhe emocionale. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para

Tags: #Aktiviteti #Gratë #jetë #Orgazma #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
  • Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, Rama: Përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi
  • Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 37 minuta më parë
  6. 06
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori

Një konflikt mes dy të moshuarve ka përfunduar në plagosje më thike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar,…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, Rama: Përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me një postim në Facebook hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. “Hapen aplikimet…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by