Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët
Aktualitet

GJKKO/ Rrëzohet kërkesa e Metës, s’ka transmetim live të seancës! Kryemadhi: Ky intimidim që na është bërë, duhet ta shohin shqiptarët

• 11 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca e dytë në themel në ngarkim të Ilir Metës, ka nisur me debate pasi të pandehurit kërkojnë transmetimin live. Kërkesa e artikuluar nga mbrojtja e Ilir Metës si dhe e kërkuar dhe nga Monika Kryemadhi është rrëzuar nga gjykata me argumentin se ‘do të krijonte presion publik dhe mediatik’.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat”, ka thënë Kryemadhi.

Avokati mbrojtës i Metës i thotë gjykatës se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës.

“Ky është procesi i vitit, mediat duhet ta transmetojnë live. Nuk duhet t’i ndalini mediat për transmetim live. Nuk keni asnjë bazë ligjore të ndërprisni transmetimin live të mediave”, tha Çakrani.

Read more:Jose Mourinho i vendos kushte Real Madridit gjatë telefonatës me Florentino Perezin

Ndërkohë Monika Kryemadhi ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha përgjimet ambientale e telefonike të bëra nga prokuroria. Avokatja mbrojtëse e Fatime Kryemadhit i ka kërkuar gjykatës që të shprehet për kërkesën e depozituar për përfitimin e gjykimit të shkurtuar. Përveç Fatime Kryemadhit, kërkesën për gjykim të shkurtuar e ka bërë dhe Ema Çoku dhe Pirro Xixho.

Ilir Meta është i pranishëm në seancë dhe qëndron brenda në kafazin e qelqtë. Prezent janë Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku. Piro Xhixho dhe Fatime Kryemadhi përfaqësohen nga avokatët mbrojtës. Ish-presidenti është fotografuar duke komunikuar me shenja me median, për shkak të vështirësisë që has nga si pasojë e të qenurit brenda në kafaz.

Në mbështetje të Ilir Metës, në sallën e gjyqit kanë shkuar dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

Read more:Monika Kryemadhi befason duke treguar një fakt për kushërirën Bebe Rexha: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar, unë i them "Për çfarë e do"

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sot gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë: nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çokun, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Lajmi në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:18

‘President si je?’ Meta-Leskajt nga kafazi i qelqtë: Akustika, akustika… xhami

1778502005_ËhatsAppImage20260511at13.48.10.jpeg

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve. Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla.

Read more:Gjyqi për ish-presidentin Meta, sot seanca e radhës në GJKKO! Fatime Kryemadhi, Ema Çoku e Pirro Xhixho kërkojnë gjykim të shkurtuar

Bujar Leskaj:President, si je? Je i fortë?

Ilir Meta:Jam mirë, jam i fortë. (Nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë.) Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika… xhami.

Ora 14:00

Fotosekuenca/ Ilir Meta në kafazin prej xhami në GJKKO, mund të komunikojë vetëm me shenja

Këto janë disa foto të shkrepura nga gjyqi i ish-presidentit Ilir Meta, i cili edhe në këtë seancë mbahet brenda kafazit. Siç mund të shihet edhe në foto, Ilir Meta ka vështirësi për të komunikuar me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit në një moment dallohet i afruar pranë kafazit të xhamit dhe mundohet të flasë me Metën përmes një hapësirë të vogël në kafazin e xhamtë.

Read more:Zgjedhjet/ Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ke rivalë? Kreu i PD: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja (VIDEO)

Në momente të tjera, Meta është fotografuar duke u munduar të flasë vetëm përmes shenjave me gazetarët që ndodhen brenda në sallën e gjyqit, kjo pasi mikrofoni brenda në kafaz është i mbyllur dhe hapet vetëm me miratimin e gjyqtares.

Ora 13:48

Gjyqi në GJKKO/ Meta kërkon transmetim live të seancës, e mbështet dhe Monika Kryemadhi

1778499699_meta.jpeg

Avokati mbrojtës i Ilir Metës ka kërkuar praninë e mediave dhe transmetimit live të seancës gjyqësore. Kësaj kërkese i është bashkuar dhe Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat.

Read more:Aktori amerikan shpallet fajtor për tentativë vrasjeje të ish-të dashurës, e goditi 20 herë me thikë

Në Amerikë edhe vrasësi ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Me duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.

Ora 13:26

Ilir Meta prezent në gjyqin në themel në GJKKO, ish-presidenti përshëndet mediat nga kafazi me shqiponjë (VIDEO)

Ish-presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në seancën e dytë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi e të tjerë persona.

Ashtu si në çdo prezencë të tij në sallë të gjyqit, Ilir Meta ndodhet brenda në kafazin e qelqtë. Ai ka përshëndetur mediat duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #akep #cez dia #debate #Ema Coku #fatime kryemadhi #Foto #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Lobimi i LSI ne Uashington #Monika kryemadhi #Pirro Xhixho

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Nuk duam bashkimin me Librazhin’, Reforma Territoriale ndez debat në Prrenjas, banorët përballen me deputetin Olsi Komici
  • Prrenjas – Përplasje e fortë në dëgjesën për Reformën Territoriale, banorët kundër bashkimit me Librazhdin
  • Tensione në protestën në Durrësin e Ri! Bllokimi i aksit përplas protestuesit me shoferët: Rrugën duhet ta bllokojmë çdo ditë!
  • Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte
  • Dëgjesa për Reformën Territoriale kthehet në përplasje në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Shteti ka rënë! Kombi na thërret”/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin sërish sheshim: Rama jep dorëheqjen! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 6 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by