Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ilaçi që mund t’i bëjë dhëmbët të rriten sërish: Japonia nis testimin te njerëzit
Aktualitet

Ilaçi që mund t’i bëjë dhëmbët të rriten sërish: Japonia nis testimin te njerëzit

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesit japonezë kanë nisur testimin e një ilaçi për rikthimin e rritjes së dhëmbëve, prova e parë në botë te njerëzit e një ilaçi revolucionar për rigjenerimin e dhëmbëve

Sipas shpjegimit të shkencëtarëve, ilaçi stimulon rritjen e sërishme të dhëmbëve natyralë duke bllokuar proteinën USAG-1, e cila pengon rritjen e dhëmbëve. Qëllimi i këtij testimi është të revolucionarizojë kujdesin stomatologjik deri në vitin 2030.

Testimi i ilaçit për rikthimin e rritjes së dhëmbëve ka nisur në Osaka

Read more:Punime në TC Kosova B, nis remonti i njësisë B2

Dr. Katsu Takahashi dhe ekipi i tij në Kitano Hospital në Osaka, në bashkëpunim me studiuesit e Kyoto University, kanë nisur provën e parë klinike te njerëzit për një ilaç që mund t’i mundësojë trupit të rigjenerojë në mënyrë natyrale dhëmbë të rinj. Studimi, i nisur në tetor të vitit 2024, përfshin 30 burra të shëndetshëm, të moshës 30 deri në 64 vjeç, secilit prej të cilëve i mungon të paktën një dhëmb, ndërsa qëllimi është të vlerësohet siguria e trajtimit. Ilaçi vepron duke çaktivizuar proteinën USAG-1, e cila është përgjegjëse për ndalimin e rritjes së dhëmbëve të rinj, duke aktivizuar kështu sythat dentarë “të fjetur”, që të formohet një grup i tretë dhëmbësh.

Në testimet te kafshët, një dozë e vetme e ilaçit TRG-035, i zhvilluar nga Toregem Biopharma dhe Kyoto University, ka qenë e mjaftueshme që të rritej sërish një dhëmb plotësisht funksional. Nëse rezultatet përfundimtare janë të mira dhe studimi rezulton i suksesshëm, shkencëtarët planifikojnë ta testojnë ilaçin te fëmijët që vuajnë nga mungesa e lindur e dhëmbëve dhe shpresojnë që ai të bëhet i disponueshëm për të gjitha format e mungesës së dhëmbëve diku rreth vitit 2030, transmeton Telegrafi.

Read more:NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

shutterstock

Dhëmbët nuk janë kocka, por janë materiali më i fortë në trupin e njeriut

Edhe pse kockat mund të rigjenerohen vetë kur thyhen, dhëmbët nuk e kanë këtë aftësi, gjë që bën që miliona njerëz në mbarë botën të vuajnë nga ndonjë formë e mungesës së dhëmbëve. Trupi mesatar i një të rrituri përmban 206 kocka, përzierje të fortësuara të kalciumit, mineraleve dhe kolagjenit, që shërbejnë si një lloj skeleti biologjik. Edhe pse ndoshta nuk mendojmë shpesh për to, kockat janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Madje, edhe kur thyhen, ato janë të afta të ripërtërihen vetë dhe të rriten sërish.

Read more:Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley ndërtojnë shtëpinë e tyre të përhershme pranë një plazhi nudist

Dhëmbët, megjithatë, nuk janë kocka. Edhe pse përbëhen nga disa prej materialeve të njëjta dhe janë materiali më i fortë në trupin e njeriut, falë shtresës mbrojtëse të smaltit, atyre u mungon aftësia kryesore për t’u shëruar vetë dhe për t’u rritur sërish.

Ilaçi do të aplikohet në mënyrë intravenoze, për të dëshmuar efikasitetin dhe sigurinë e tij, dhe, fatmirësisht, në studimet e mëparshme te kafshët nuk janë raportuar efekte të padëshiruara. Nëse gjithçka shkon mirë, Kitano Hospital në Osaka do ta aplikojë trajtimin te pacientët të cilëve u mungojnë të paktën katër dhëmbë, të moshës 2 deri në 7 vjeç. Edhe pse këto trajtime aktualisht janë të drejtuara te pacientët me mungesë të lindur të dhëmbëve, dr. Takahashi shpreson që trajtimi të bëhet i qasshëm për të gjithë ata që kanë humbur një dhëmb.

Read more:E7X i Audi thuhet se është më i madh se një Q7 dhe më i lirë se një Q3

Pritjet e njerëzve për rritjen e dhëmbëve janë të mëdha

“Duam të bëjmë diçka për t’u ndihmuar atyre që vuajnë nga humbja e dhëmbëve. Edhe pse deri më sot nuk ka ekzistuar një trajtim që do të ofronte shërim të përhershëm, mendojmë se pritjet e njerëzve për rritjen e dhëmbëve janë të mëdha”, kishte deklaruar dr. Takahashi që në vitin 2024. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dhëmbët #Fëmijët #Humbja e dhëmbëve #Japonia #Shkencëtarët #Siguria #Telegrafi #Trg-035

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkencë dhe Teknologji
  • Dita e 108 e protestës/ Denoncimi i fortë i qytetarit: Jam me epilepsi dhe nuk marr kemp. Ndodhem në gjendje të keqe
  • 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe shërbim dentar të specializuar, projekti pilot nis në Elbasan (VIDEO)
  • Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore
  • Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by