Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Greqia hoqi përkohësisht detyrimin që qytetarët britanikë të kalojnë nëpër sistemin e ri të hyrje-daljes EES, ministrja greke: Të rishikohet qasja ndaj tyre
Botë

Greqia hoqi përkohësisht detyrimin që qytetarët britanikë të kalojnë nëpër sistemin e ri të hyrje-daljes EES, ministrja greke: Të rishikohet qasja ndaj tyre

• 12 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Evropa duhet të rishikojë mënyrën se si po zbaton kërkesat e reja të hyrjes për turistët britanikë, sipas ministres së Turizmit të Greqisë.

Deklaratat e Olga Kefalogianni vijnë pasi Greqia hoqi përkohësisht detyrimin që qytetarët britanikë të kalojnë nëpër sistemin e ri të hyrje-daljes së BE-së (EES) këtë verë, pas radhëve të gjata në disa aeroporte evropiane. Masa pritet të zgjasë të paktën deri në shtator.

Sistemi i ri biometrik kërkon që qytetarët jo të BE-së të kryejnë skanim të fytyrës dhe të japin gjurmët e gishtërinjve në kioska automatike gjatë hyrjes në kufijtë evropianë, duke zëvendësuar vulosjen tradicionale të pasaportave. Procesi përsëritet në çdo hyrje në territorin e BE-së.

Sipas autoriteteve, këto kontrolle zgjasin mesatarisht rreth dy minuta për person, por në praktikë kanë shkaktuar vonesa të konsiderueshme në aeroporte të ndryshme evropiane që nga zbatimi i plotë i sistemit.

Read more:Fokusi duhet të jetë te sanksionet, jo te bisedimet me Moskën – thotë ministrja e Jashtme e Suedisë

“Ky është mendimi im personal, por mendoj se duhet të kemi një diskutim në nivel evropian për mënyrën se si trajtohen qytetarët britanikë”, u shpreh Kefalogianni për “The Times”.

“Është koha të bëjmë dallime dhe të rishikojmë qasjen e përgjithshme”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga tregjet kryesore turistike për Greqinë, me rreth pesë milionë vizitorë vitin e kaluar, një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë.

Read more:Debate në Greqi për dronin ukrainas në Lefkada, aludohet se mund të jetë nisur nga porti i Vlorës

Gjatë muajve të parë të zbatimit të sistemit EES, disa aeroporte greke raportuan radhë që zgjatnin mbi dy orë, sidomos në ishujt turistikë, të cilët nuk janë të përshtatur për fluks të lartë pasagjerësh.

Pas pezullimit të përkohshëm të kontrolleve në Greqi, qytetarët britanikë po trajtohen sërish me kontrolle manuale, duke eliminuar vonesat e raportuara më parë.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka sinjalizuar se vendet anëtare kanë fleksibilitet për të pezulluar përkohësisht zbatimin e sistemit në rast se krijohen probleme serioze gjatë sezonit turistik.

Lexo edhe
Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Botë

Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Tags: #Evropa #greqi #Greqia #Komisioni evropian #Kontrolle #Mbreteria e Bashkuar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • Rrjedhja e rrezikshme në një rezervuar të mbushur me substanca toksike, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuohen mijëra banorë
  • Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
  • Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore
Nga të njëjtat tag-e
  • U plagos dje në Athinë nga policia, zbardhen precedentët e Alesio Xhelos prej moshës 11-vjeçare, një historik “i pasur” dhe “dinamik”
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • Arka me alkool dhe drogë në burgun e Fierit, “furtunë” procedimesh për zyrtarët e institucionit, zbardhen detajet
  • Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij
  • Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit…

• 59 minuta më parë • 4 min lexim
Botë

Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Një burrë 39-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga një peshkaqen në shtetin verilindor të Queensland, në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Rrjedhja e rrezikshme në një rezervuar të mbushur me substanca toksike, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuohen mijëra banorë

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të përmbajnë një…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by