Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje – pse?
Aktualitet

Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje – pse?

• 12 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosovë është nën moshën 30-vjeçare.

Të dhënat, të publikuara në fund të prillit në kuadër të Indeksit të Pjesëmarrjes së Rinisë, tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të të rinjve në shërbimin korrektues në të gjithë rajonin.

Për Ferid Murselin nga organizata Demokracia për Zvhillim (D4D) – që grumbulloi të dhënat zyrtare për Kosovën për këtë raport – këto shifra nuk tregojnë vetëm për sistemin penal.

“Në vendin tonë, çdo ditë themi që ‘ky vend ka rini’, ‘rinia është e ardhmja’, por në fakt kjo tregon saktë se ku qëndron rinia, qoftë në dimensionin politik, social ose ekonomik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Burgjet po reflektojnë një problem më të thellë social”

Përveç shkallës së lartë të të rinjve në burgje, Kosova renditet dobët edhe në tregues të tjerë që lidhen me jetën e të rinjve.

Rreth 35 për qind e të rinjve në Kosovë janë jashtë arsimit, punës dhe trajnimeve – niveli më i lartë në rajon.

Kosova ka, po ashtu, shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së të rinjve në fuqinë punëtore.

Read more:Frikë nga grushti i shtetit? DW: Putini izolohet, Moska nën masa të jashtëzakonshme sigurie

“Është një numër shumë i lartë”, thotë Murseli. “Nëse ke papunësi të madhe, atëherë ka gjasa më të mëdha që të rinjtë të jenë të përfshirë në faktorë negativë”.

Ai argumenton se institucionet duhet të investojnë më shumë në reforma arsimore, orientim në karrierë, shkolla profesionale dhe aktivitete komunitare për të rinjtë.

“Duhet të ketë më shumë qendra rinore funksionale, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen alternativa pozitive”, thotë Murseli.

Edhe sociologia Donika Gashi nga Instituti “Musine Kokalari” e sheh këtë statistikë si pasojë të faktorëve më të thellë socialë.

“Kjo shifër nuk mund të lexohet thjesht si çështje kriminaliteti, por si simptomë e pasigurisë ekonomike, dështimit arsimor dhe margjinalizimit social”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, shumë të rinj hyjnë në konflikt me ligjin pasi nuk arrijnë të gjejnë punë të qëndrueshme, mbështetje psikologjike ose shërbime komunitare.

“Nëse një i ri nuk është në punë, nuk është në arsim dhe nuk sheh rrugë për përparim, sistemi e takon shumë vonë, kur ai tashmë ka hyrë në konflikt me ligjin”, thotë Gashi.

Read more:VLEN: Decentralizimi zë vend parësor në programin tonë

“Të rinjtë trajtohen si numra”

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë nëse ka ndonjë plan për ta trajtuar këtë fenomen, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Ngjashëm, as Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk i ka dhënë REL-it leje për vizitë në Qendrën Korrektuese për të Mitur, që ndodhet në Lipjan.

Gjatë një vizite para disa viteve, dy të rinj kishin treguar për jetën e tyre brenda mureve të këtij institucioni, në izolim.

Të dy mezi prisnin lirimin dhe kthimin në shoqëri, por psikologia Fjolla Ibrahimi kishte lënë të kuptohet se ai kthim mund të mos jetë shumë mikpritës.

“Sfidat kryesore që hasin ish të burgosurit në riintegrim, janë mospërputhshmëria me personat e tjerë në rrethin ku ata do të jetojnë, gjetja e një pune permanente, e cila sjell të ardhura, shëndeti i tyre mendor pas daljes nga burgu, si dhe paragjykimi, i cili vjen nga të tjerët”, kishte thënë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Efektet negative që sjell izolimi i të rinjve në një kohë të rëndësishme për zhvillimin e tyre, si në adoleshencë, bëjnë që organizata amerikane Juvenile Law Center të kërkojë zhdukjen e institucioneve të tilla për të mitur.

Kate Burdick, avokate në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se izolimi, kontrolli i vazhdueshëm dhe shkëputja nga mbështetja familjare ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin emocional të të rinjve.

“Po flasim për fëmijë dhe të rinj, truri i të cilëve ende është në zhvillim. Kjo është një periudhë kur ata kanë nevojë për mbështetje, jo për trauma shtesë”, thotë Burdick.

Read more:Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Sipas saj, edhe në institucionet ku nuk ka dhunë fizike, vetë ndarja nga familja dhe komuniteti është problematike.

“Ata trajtohen si numra dhe shkëputen nga njerëzit që përbëjnë identitetin dhe mbështetjen e tyre”, thotë Burdick. “Pyetjet që dëgjojmë më shpesh janë: ‘Si mund të flas më shumë me nënën time?’ ose ‘Si mund të mos e humbas ditëlindjen e motrës?’”.

Sipas saj, alternativa më efektive janë programet komunitare, mentorimi, terapia dhe drejtësia restauruese.

“Kërkimet tregojnë se alternativat ndaj burgimit janë më efektive në uljen e recidivizmit sesa izolimi i të rinjve në institucione”, thotë Burdick.

Kosova nuk mban statistika për shkallën e recidivizmit në vend.

Sistemi më shumë ndëshkues sesa parandalues?

Sipas Donika Gashit, në letër, Kosova ka politika parandaluese. Por, në realitet, thotë ajo, sistemi vazhdon të funksionojë ndryshe.

Read more:Çfarë është publikuar në dosjet e UFO-ve të Pentagonit?

“Kjo do të thotë se institucionet aktivizohen pasi dëmi ka ndodhur: policia, prokuroria, gjykata dhe më pas sistemi korrektues”, thotë ajo.

Parandalimi i vërtetë, sipas Gashit, duhet të ndodhë shumë më herët: në shkolla, familje, qendra për punë sociale dhe shërbime të shëndetit mendor.

“Duhet të kalojmë nga logjika ‘ta dënojmë’ te logjika ‘ta ndërpresim ciklin’”, thotë Gashi.

Ajo argumenton se për veprat më pak të rënda, sidomos për kryesit për herë të parë, duhet të përdoren më shumë masa alternative, si puna në dobi të komunitetit, trajtimi i varësive dhe kthimi në arsim.

“Drejtësia nuk përfundon me shqiptimin e dënimit, por me sigurimin që personi të mos e përsërisë më të njëjtën vepër”, thotë ajo.

Gashi thotë se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e mbështetjes pas lirimit. Sipas saj, rehabilitimi nuk duhet të kufizohet në trajnime brenda burgut.

“Duhet të ketë lidhje reale me tregun e punës, mentorim dhe mbështetje psikologjike”, sipas saj.

Read more:Kompany i kërkon Bayernit një nënshkrim prej 40 milionë eurosh

Ajo paralajmëron se, në të kundërtën, burgu rrezikon të forcojë “identitetin kriminal” të të rinjve.

“Parandalimi është më i lirë se burgimi”

Për ekspertët, investimi në arsim, punësim dhe shërbime komunitare shihet si mënyra më efektive për të ulur recidivizmin.

Edhe Burdick argumenton se resurset financiare mund të përdoren më mirë jashtë institucioneve të mbyllura.

“Është shumë më efektive dhe më pak e kushtueshme që mbështetja t’u ofrohet të rinjve në komunitet sesa në burg”, thotë ajo.

Për Murselin, shifrat duhet të shërbejnë si alarm për institucionet. Ai paralajmëron se, pa politika afatgjate dhe investime serioze në rininë, problemet mund të thellohen.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të kemi probleme edhe më të mëdha në të ardhmen”, përfundon Murseli. /REL/

Lexo edhe
Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje

Aktualitet

I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma

Tags: #Aktivitete #Alternativa #Burg #Burgjet #Burgjet e kosovës #Demokracia #Donika gashi #Ferid murseli #Fjolla ibrahimi #Rinia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje
  • I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma
  • Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme
  • Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd ku humbi jetën 7-vjeçari, shoqërohet për sqarime në polici regjisori Petri Bozo
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë. Gazetarja e Top…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

I drejtoi armën policisë, djali i ish-deputetit të PD-së lihet në burg, njihet me masën e sigurisë nga Trauma

23-vjeçari Amadeo Fufi, i cili u arrestua nga policia në Mamurras, pasi shoqëronte një person në kërkim dhe…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by