Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mbahet në Universitetin e Korçës, aktiviteti në kuadër të prezantimit të ‘Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe’
Aktualitet

Mbahet në Universitetin e Korçës, aktiviteti në kuadër të prezantimit të ‘Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe’

• 12 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Universitetin e Korçës u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm akademik kushtuar prezantimit të “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe”, një vepër që konsiderohet ndër projektet më të mëdha shkencore dhe kulturore të realizuara për gjuhën shqipe në vitet e fundit.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin akademikë, pedagogë, studiues dhe përfaqësues institucionesh, të cilët ndanë vlerësime për rëndësinë që kjo vepër ka për ruajtjen, pasurimin dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Në fjalën e saj përshëndetëse, sekretarja shkencore e Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Anila Hoda, u shpreh se “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” përfaqëson një vlerë të çmuar për të gjithë shqiptarët, por edhe për studiuesit e huaj që merren me gjuhën shqipe. Ajo theksoi se kjo vepër është jo vetëm një botim shkencor, por edhe një monument kulture që dëshmon pasurinë dhe forcën e gjuhës sonë.

Read more:Takimi tradicional i "oldtimer"-ve në Sarajevë – dhjetëra vetura klasike parakaluan nëpër rrugët e qytetit

Nga ana tjetër, rektori i universitetit, Lorenc Ekonomi, tha se “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” është një arritje me rëndësi të veçantë akademike dhe kombëtare, tashmë e aksesueshme edhe në platformë digjitale. Ai theksoi se përmes kësaj vepre pasqyrohet në mënyrë të plotë pasuria leksikore, larmia dhe bukuria e gjuhës shqipe.

Moderatori i aktivitetit, profesor Olger Brame, e cilësoi këtë prezantim si një moment të rëndësishëm për kulturën kombëtare shqiptare. Ai u shpreh se gjuha mbetet atdheu i parë i shqiptarëve dhe se ky fjalor garanton ruajtjen dhe pasurimin e saj për brezat e ardhshëm.

Read more:Igli Tare mund të largohet nga Milani në fund të sezonit

Sipas organizatorëve, aktiviteti iu dedikua rëndësisë së dokumentimit të gjuhës shqipe dhe rolit që ka kjo vepër në forcimin e identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar.

lajm në perditesim…

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #anila hoda #Ekonomi #Fjalor i Gjuhes Shqipe #Korce #Lorenc Ekonomi #Olger Brame #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
  • “Reuters”: Mijëra protestues i kërkojnë dorëheqjen çdo ditë, si po e mbron Rama financimin 4 milionë euro për koncertin e Kanye West
  • Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge
  • Deputeti i RMV-së Adnan Azizi reagon pas ndalimit në kufi: Shqipëria është e përhershme, pushtetet janë të përkohshme
  • Prova të reja: Thirrjet Shqiptare me arkitektët e “dehur” – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 27 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by