Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PDK fut në listë për deputet ish udhëheqësin e UÇK-së, Miftar Kurti dhe kolonelin Skender Hoxha
Aktualitet

PDK fut në listë për deputet ish udhëheqësin e UÇK-së, Miftar Kurti dhe kolonelin Skender Hoxha

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Miftar Kurti, njëri nga pjesëtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së në Zonën e Shalës së Bajgorës dhe kolonel Skender Hoxha i është bashkuar PDK-së dhe do të jenë kandidatë për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook.

Hamza tha se Miftar Kurti është intelektual që i ka shërbyer vendit në luftë dhe në paqe.

Read more:Abelard Tahiri nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

“Sot i urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë Prof. ass. dr. Miftar Kurtit – profesor, studiues, shkrimtar dhe luftëtar të UÇK-së. Me kontribut në arsim, kulturë, histori dhe shtetndërtim, ai përfaqëson figurën e intelektualit të angazhuar që i ka shërbyer Kosovës në kohë lufte dhe paqe. Kosova ka nevojë për njerëz me dije, përvojë dhe integritet”, është shprehur Hamza.

Kurti ka shërbyer si ndihmës komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 141 “Mehë Uka” të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Me të përfunduar të luftës ka qenë edhe pjesëtar i TMK-së me gradën major, në zonën e Katërt Mbrojtëse.

Më pastaj ka punuar si drejtor biblioteke në Mitrovicë dhe asistent profesor në Fakultetin e Edukimit.

Read more:PDK mblidhet sot, a do të rikthehet Fatmir Limaj në listën zgjedhore?

Prej para tetë vjetëve, Kurti punon si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës.

Është autor i tetë librave me tematika nga historia, letërsia dhe publicistika.

Read more:Spitali i Përgjithshëm i Pejës angazhon pesë mjekë specialistë të rinj

Nga ana tjetër Hamza edhe Hoxhës i ka ururar mirëseardhje duke theksuar që sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

“I urova mirëseardhje në listën tonë të kandidatëve për deputetë edhe Kolonel Skender Hoxhës, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare. Me dekada shërbim për vendin, ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit tonë. Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bedri hamza #Deputet #Facebook #Kandidat #Kosova #Letërsia #Miftar kurti #Pdk #Skender hoxha #Zgjedhjet #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 2 lexime · 32 minuta më parë
  6. 06
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 2 lexime · 32 minuta më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 2 lexime · 14 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin