Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Magjia e kefirit, ‘mbreti’ i probiotikëve 10-fish më i mirë se kosi / Ja si ta bëni vetë në shtëpi
Aktualitet

Magjia e kefirit, ‘mbreti’ i probiotikëve 10-fish më i mirë se kosi / Ja si ta bëni vetë në shtëpi

• 13 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kefiri është një nga lëngjet më të pasura në natyrë, me rreth 500 përbërës aktivë dhe 30-50 baktere të mira për trupin tonë. Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, u ndal tek vlerat e tij dhe mënyra sesi mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Joka shpjegoi se kokrrat e kefirit janë një lloj kërpudhe, që ka katër komponentë: polisaharide, maja, baktere të mira dhe proteina. Ato janë kokrra të bardha, që ngjajnë me copat e lulelakrës së zier. Kanë baktere të mira dhe një shtresë xhelatinoze.

Ja si ta përgatisni kefirin në shtëpi

Kefiri është i rëndësishëm që të mos preket me lugë metalike. Duhet një gramaturë e saktë që hidhet në qumësht dhe kokrrat e kefirit nuk duhen lënë veç, por brenda në qumësht. Ato duhen të vendosen në qumësht në temperaturë rreth 25 gradë Celsius. Fermentimi zgjat nga 18 deri në 24 orë. Kefiri prodhon acid laktik dhe probiotikë. Më pas kullohet dhe kokrrat e tij hidhen sërish në qumësht. Raporti i duhur është 30 gramë kefir për një litër qumësht. Ena nuk duhet mbyllur plotësisht, por të mbulohet me një napë sipër.

Read more:Kombinimet e ushqimeve që po ju rrezikojnë shëndetin – E pabesueshme, mund të na rrezikojnë edhe jetën!

Me qumështin e dhisë bëhet kefiri më i mirë. Nëse kokrrat mbajnë erë të rëndë, duhet të shpëlahen me qumësht dhe jo me ujë, sepse uji ka klor dhe i dëmton.

Vlerat e kefirit, “mbretit” të probiotikëve

Nutricionisti Altin Joka ka shpjeguar se kefiri mbështet tretjen, ndihmon personat që konsumojnë shumë ilaçe, ndihmon në përthithjen e mineraleve bazë, forcon mikrobiomën, si dhe ndihmon sistemin imunitar dhe lufton inflamacionin.

Read more:HOROSKOPI MAJ 2026: Çfarë ju pret sipas shenjës suaj?

“Kefiri gjithashtu ndihmon kundër plakjes, përmirëson memorien, ul fryrjet, rikuperon sistemin metabolik dhe ndikon shumë edhe në problemet e stresit dhe humorit”, shpjegoi Joka.

Nutricionisti tha se ky lëng përmban vitaminat B6, B9 dhe B12, minerale si hekuri, kaliumi, kalciumi dhe magnezi, si edhe proteina të fermentuara si triptofani, që na qetëson. Ai përmban enzima tretëse, peptide, acid laktik dhe aminoacide të shumta. Ka laktozë dhe proteaza, pra enzima që janë baza e jetës sonë.

Read more:Produkti më i ri nga HAJE

“Kefiri është mbreti i probiotikëve. Në gjysmë litri ka rreth 30 miliardë baktere, stabilizon sheqerin në gjak dhe përthithja që bën organizmi nga kefiri është shumë e lartë. Ky lëng bën një kolonizim të zorrës, ka nivele të ulëta laktoze dhe, ndryshe nga kosi, është tetëfish më i shëndetshëm.”

Ja kur duhet ta konsumoni kefirin që të merrni të gjitha dobitë e tij

Kefiri është mirë të konsumohet në mëngjes herët dhe në darkë. Kur konsumohet në mëngjes, bakteret e mira kanë më pak konkurrencë, pasi aciditeti i stomakut është më i ulët. Ndërsa më vonë gjatë ditës, aciditeti i stomakut eliminon më shumë baktere.

Read more:Cilat janë simptomat e mungesës së kaliumit që shpesh i injorojmë, nuk ka të bëjë gjithmonë me lodhjen

Në mëngjes, kefiri stabilizon sheqerin në nivelin glicemik, zgjon sistemin imunitar, rrit enzimat tretëse dhe ndikon tek serotonina, duke përmirësuar humorin tonë.

Edhe në darkë, kefiri ndihmon për një gjumë më të mirë, detoksifikon organizmin dhe, falë triptofanit, qetëson sistemin nervor.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Altin Joka #Bakteret #Intervista #Kalciumi #Kaliumi #Kefiri mbreti i probiotikeve #Magnezi #Minerale #Rreze Dielli #Vlerat e Kefirit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta 53-ditore një mrekulli, do të studiohet nga psikologët dhe politikanët në të ardhmen”/ Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë: Investimet e huaja do të rriten me largimin e Ramës
  • “Opozita ka bërë tradhti kombëtare, Berisha duhet të largohej i pari”/ Biznesmeni: Shqipëria në arenën europiane u përfaqësua nga ne! Mesazhi i eurodeputetëve, populli në BE, qeveria jo
  • Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj!
  • “Evropa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”/ 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Neomalësorja për median holandeze: Protestat do të rriten edhe më shumë!
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by