Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Izraeli padit “New York Times” për artikullin mbi abuzimet seksuale ndaj palestinezëve, tensione të reja mes Tel Avivit dhe mediave amerikane
Botë

Izraeli padit “New York Times” për artikullin mbi abuzimet seksuale ndaj palestinezëve, tensione të reja mes Tel Avivit dhe mediave amerikane

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria izraelite ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës amerikane The New York Times pas publikimit të një artikulli që pretendon abuzime seksuale sistematike ndaj të burgosurve palestinezë.

Sipas një deklarate të përbashkët nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar, Izraeli do të ngrejë padi për shpifje ndaj gazetës dhe gazetarit Nicholas Kristof. Autoritetet izraelite e cilësuan artikullin si “një nga gënjeshtrat më të shtrembëruara dhe të neveritshme të publikuara ndonjëherë kundër Shtetit të Izraelit në shtypin modern”.

Artikulli, i botuar si opinion në The New York Times, bazohet në dëshmitë e 14 palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të cilët pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale nga kolonë izraelitë, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe roje burgjesh.

Read more:Përse Australia merr pjesë në Eurovision dhe çfarë ndodh nëse fiton?

Sipas raportimit, ekziston një “model i përhapur i dhunës seksuale” ndaj burrave, grave dhe fëmijëve palestinezë. Megjithatë, gazetari thekson se nuk ka prova që udhëheqja politike izraelite të ketë urdhëruar kryerjen e këtyre akteve.

Menjëherë pas publikimit, Ministria e Jashtme izraelite reagoi ashpër duke akuzuar gazetën për pjesëmarrje në një “fushatë të organizuar gënjeshtrash” kundër Izraelit. Sipas ministrisë, artikulli mbështetet në “burime të paverifikuara të lidhura me Hamasin”.

Read more:Rihanna mahnit në New York me paraqitje elegante gjatë takimit romantik me ASAP Rocky për Ditën e Nënës

Autoritetet izraelite pretenduan gjithashtu se data e publikimit ishte zgjedhur qëllimisht për të zbehur vëmendjen ndaj një raporti izraelit mbi dhunën seksuale të kryer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Ndërkohë, raporti i gazetës amerikane i referohet edhe një dokumenti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në mars 2025, ku denoncohej përdorimi sistematik i dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore nga Izraeli pas nisjes së luftës në Gaza.

Read more:“Kina po i ndihmon për raketat”, kryeministri izraelit Netanyahu: Rënia e regjimit iranian është ende e mundur

Gjithashtu, në shkurt, Komiteti në mbrojtje të gazetareve raportoi raste të shumta të dhunës ndaj gazetarëve palestinezë në burgjet izraelite gjatë periudhës 2023-2026. Tensionet mes Izraelit dhe mediave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe ofensiva ushtarake izraelite në Rripin e Gazes.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Benjamin netanyahu #Bregu perëndimor #Burgjet #Gaza #Hamasi #Izraeli #ministria e jashtme #New york

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Vizita e Ramës në OKB, protestuesi: Nuk zhvilloi asnjë takim të nivelit të lartë. I kanë mbetur dy rrugë, të japë dorëheqjen, ose…
  • Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh
  • Rama kthehet sot nga SHBA-të, mban konferencë në Rinas
  • Rama kthehet sot nga SHBA-të/ Mban konferencë në Rinas, pritet të flasë për arrestin e Vlora Hysenit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 1 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by