Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Stuhi vdekjeprurëse në Indi/ Mbi 100 viktima nga shirat dhe breshëri, dhjetëra të plagosur e shtëpi të shkatërruara
Botë

Stuhi vdekjeprurëse në Indi/ Mbi 100 viktima nga shirat dhe breshëri, dhjetëra të plagosur e shtëpi të shkatërruara

• 14 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshër ka goditur shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, duke shkaktuar një bilanc tragjik me më shumë se 100 viktima.

Sipas zyrtarëve të shpëtimit, stuhia ka përfshirë disa zona të shtetit verior indian gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet konfirmuan se të paktën 104 persona kanë humbur jetën në rreth 10 rrethe të ndryshme.

Zona më e goditur rezulton të jetë ajo përreth qytetit të Prayagraj, ku janë regjistruar dëmet më të mëdha materiale dhe numri më i lartë i viktimave. Komisioneri i ndihmës shtetërore, Hrishikesh Bhaskar Yasod, deklaroi për Reuters se dhjetëra ekipe emergjence janë angazhuar në terren për të ndihmuar banorët dhe për të larguar pasojat e stuhisë.

Severe weather hit Unnao, Uttar Pradesh, India today. pic.twitter.com/vZ16kylMFN

Read more:Ngjarje e rëndë në Shkup, nxënësi plagos bashkëmoshatarin në shkollë

Autoritetet raportuan gjithashtu se 59 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë dëmtuar të paktën 87 banesa. Përveç dëmeve tek njerëzit dhe infrastruktura, stuhia ka shkaktuar edhe ngordhjen e 114 kafshëve.

Pamjet e transmetuara nga televizionet lokale tregojnë pemë të rrëzuara në rrugë, tabela të mëdha reklamash të shkulura nga era dhe makina të dëmtuara rëndë. Sipas zyrtarëve të emergjencave, një pjesë e viktimave humbën jetën pasi u goditën nga pemët e rrëzuara ose nga shembja e mureve të banesave.

Stuhitë e forta janë të zakonshme në Uttar Pradesh gjatë sezonit të nxehtë nga marsi deri në qershor, përpara mbërritjes së musoneve, por autoritetet thonë se intensiteti i fenomenit këtë herë ishte shumë më i lartë se zakonisht.

Read more:Shi i rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe një tornado – detaje dhe pamje nga një stuhi e fuqishme që goditi Gaziantep të Turqisë

Kryeministri i shtetit, Yogi Adityanath, ka urdhëruar institucionet përkatëse që të ofrojnë ndihmë të menjëhershme për familjet e prekura dhe të shpërndajnë kompensimet financiare brenda 24 orëve.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për mot të paqëndrueshëm edhe në ditët në vijim.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Banesa #India #jetë #Pemët #reuters #Stuhia #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 4 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by