Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në fokus të reformës sonë sociale
Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në fokus të reformës sonë sociale

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në një bashkëbisedim me familjet kujdestare dhe birësuese në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të familjes në mirërritjen e fëmijëve dhe nismat që qeveria shqiptare po ndërmerr për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ, me fokus fëmijën dhe rritjen e tij në një mjedis familjar të sigurt e të dashur.

“Familja është themeli i shoqërisë. Fëmijët janë pasuria jonë dhe çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Në një familje që jep dashuri, siguri dhe mbrojtje. Dhe kur është e pamundur që familja biologjike ta japë këtë mbështetje, është detyra jonë si shoqëri dhe institucion që t’i ofrojmë një familje, prandaj edhe familjet kujdestare dhe birësuese kanë një rol të veçantë në këtë drejtim”, u shpreh ministrja Sala.

Read more:Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

Me fokus familjen dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, ministrja Sala solli në vëmendje politikat për fuqizimin dhe mbështetjen e familjes biologjike, ndërgjegjësimin e shoqërisë për birësimin, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, mbështetjen sociale për fëmijët dhe familjet, si dhe promovimin e kujdestarisë alternative për fëmijët në risk dhe jashtë kujdesit prindëror.

Ministrja theksoi rëndësinë e Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, i cili krijon një mekanizëm të ri mbështetës për familjet kujdestare, duke i fuqizuar ato si alternativa më e mirë për rritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror. Ky ligj do të mbështesë financiarisht rreth 150 familje kujdestare profesionale, të cilat do të mirëpresin dhe kujdesen për rreth 150 fëmijë në ambientet e tyre familjare.

Read more:Shqipëria dhe Italia firmosin marrëveshje për shëndetin publik, ministrja Sala: Forcojmë sistemin sipas standardeve europiane

“Ligji i ri për Kujdesin Alternativ na ka ndihmuar duke na dhënë të gjithë bazën për të forcuar vërtet familjen dhe për t’u ofruar këtyre fëmijëve një ambient familjar, me dashuri, përkushtim dhe siguri. Është shumë e rëndësishme për shoqërinë”, theksoi ministrja.

Në përfundim, ministrja Sala falënderoi të gjithë aktorët e përfshirë në mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, veçanërisht familjet birësuese dhe kujdestare, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si edhe stafet e institucioneve të përkujdesjes sociale për angazhimin dhe humanizmin e tyre.

Read more:BE, buxhet rekord prej 2 trilionë eurosh/ Formula e re nuk favorizon të gjithë

Aktualisht, qeveria shqiptare po zbaton një sërë programesh në mbështetje të familjes dhe grupeve në nevojë. Përmes Skemës së Ndihmës Ekonomike mbështeten rreth 50 mijë familje, ndërsa Skema e Aftësisë së Kufizuar mbështet rreth 70 mijë fëmijë dhe të rritur. Rrjeti i Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror Rezidenciale mbështet rreth 1,000 përfitues rezidencial në të gjithë Shqipërinë.

Përmes Fondit Social janë ngritur 98 shërbime sociale me rreth 46,500 përfitues në të gjithë vendin, si dhe 33 Qendra Multifunksionale Komunitare në mbrojtje të familjes, fëmijëve e të rinjve. Ndërsa, Programi i Mbrojtjes Sociale mbështet rreth 9,200 nëna dhe familjet e tyre përmes subvencionimit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Read more:Vjehrra ushtroi dhunë ndaj resë, Prokuroria heton rastin në Lipjan

Me De-Institucionalizimin po transformohen institucionet në Qendra të dedikuara për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve më në risk, më shërbime emergjence, alternative, e ditore, komunitare. Janë transformuar 2 Shtëpi Fëmijë ne Korçë e Vlorë dhe do të vijojë puna dhe në 7 të tjera.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alternativa #Evis Sala #Familja #Familje #Femije #Fëmijët #Fokus #Institucion #Ministria e shëndetësisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Në Dumrenë e duhanit s’ka ujë për vaditje! Fermerët presim kur të bjerë shi! Tregu i sigurt, shitet në vendet e BE-së me 600 lek/kg
  • FOTOLAJM/ Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Diaspora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen
  • Një nga Ne/ Historia e Firdeus, 20-vjeçari që krijoi kompaninë e lojërave: Të ardhmen e shikoj këtu, ja ndikimi që do ketë inteligjenca artificiale në vendet e punës
  • Korçë/ Bruna Zguro rihap pas 40 vitesh atelienë e artizanatit: E kam trashëgimi nga gjyshja dhe mamaja
  • Mallakastër/ Bariu që mban gjallë traditën në Aranitas: Gjithë ditën me bagëti, kjo është jeta ime! Punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 10 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by