Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kina gati për epokën e anarkisë! Pse turbullirat do ta bëjnë Pekinin më të vendosur
Aktualitet

Kina gati për epokën e anarkisë! Pse turbullirat do ta bëjnë Pekinin më të vendosur

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Republika Popullore e Kinës u themelua duke luftuar perandorinë. Partia Komuniste Kineze e ndërtoi identitetin e saj mbi anti-imperializmin, duke e paraqitur veten si pararojë të një lufte globale kundër dominimit perëndimor. Udhëheqësi kinez Mao Ce Dun e shihte Revolucionin Bolshevik si aktin hapës të kësaj lufte dhe, pas fitores komuniste dhe krijimit të Republikës Popullore në vitin 1949, Pekini e ngriti “mosndërhyrjen” si një parim themelor të politikës së jashtme. Ky koncept u bë një instrument i fuqishëm diplomatik, duke e ndihmuar Kinën të pozicionohej si mbrojtëse e sovranitetit postkolonial dhe të fitonte mbështetje në të gjithë Jugun Global.

Megjithatë, edhe në fillesat e tij, ky parim ishte më shumë propagandë sesa doktrinë. Mao mbështeti kryengritje komuniste jashtë vendit dhe dërgoi “vullnetarë” kinezë për të luftuar në Luftën Koreane. Teksa aftësitë e Kinës u zgjeruan, u zgjerua edhe shtrirja e veprimtarive të saj përtej kufijve.

Read more:Kina nuk fal korrupsionin në ushtri, dy ish-ministrat e mbrojtjes dënohen me vdekje

Sot, Pekini operon një rrjet global marrëdhëniesh inteligjence, influence dhe sigurie, të krijuar për të avancuar interesat e tij jashtë vendit. Së fundmi, ai i ka ofruar mbulim diplomatik dhe mbështetje materiale luftës agresive të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.Gjithashtu, ka ngritur disa objekte ushtarake jashtë vendit, në Kamboxhia, Xhibuti dhe, sipas disa raportimeve, në Taxhikistan, megjithëse Pekini vazhdon ta mohojë këtë të fundit.

Edhe kështu, deri më tani ndërhyrjet e Kinës kanë qenë më shumë të orientuara drejt operacioneve të influencës dhe ofrimit të mbështetjes për regjimet që favorizon. Kina mori pjesë në Luftën Koreane dhe sulmoi Indinë në vitin 1962 dhe Vietnamin në vitin 1979, por nuk është angazhuar rregullisht në ndërhyrje të hapura ushtarake sipas stilit amerikan.

Read more:Akuzoi Kinën për pengimin e një udhëtimi të mëparshëm, presidenti i Tajvanit shkon në Afrikën Jugore pavarësisht presioneve diplomatike

Për dekada me radhë, Kina mundi ta mbante këtë qasje nën ombrellën e një rendi sigurie të udhëhequr nga SHBA-ja, të cilin nuk kishte nevojë ta mirëmbante vetë. Siç ka argumentuar analistja Zoe Liu në Foreign Affairs, ky rend e kufizonte Kinën në mënyra të rëndësishme, por njëkohësisht garantonte stabilitetin e rrugëve globale tregtare dhe sistemeve financiare, duke i lejuar Pekinit të përqendronte shumicën e burimeve të tij në zhvillimin ekonomik dhe modernizimin ushtarak.

Read more:Trump-Xi dakordohen që Ngushtica e Hormuzit 'duhet të mbetet e hapur', Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore – thotë Shtëpia e Bardhë

Teksa ky rend po shpërbëhet dhe presidenti amerikan Donald Trump po përdor energjikisht forcën jashtë vendit, Kina i sheh interesat e saj globale tregtare, teknologjike dhe të sigurisë – nga depozitat minerale dhe rrugët detare të Arktikut deri te rrjedhat e naftës në Gjirin Persik – në rrezik të menjëhershëm. Pekini po tërhiqet drejt logjikës së pashmangshme me të cilën janë përballur të gjitha fuqitë në ngritje: për të mbrojtur interesat e veta jashtë vendit, duhet të marrë përsipër një pjesë më të madhe të kostove të ruajtjes së rendit.

Ndërsa bota po rrëshqet drejt asaj që udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka përshkruar si një paligjshmëri ku sundon ligji i më të fortit, Pekini po përgatit aparatin e tij të sigurisë për të mbrojtur korridoret e transportit, zinxhirët e furnizimit dhe burimet strategjike që mbështesin fuqinë kineze. Ministri kinez i Sigurisë së Shtetit i ka udhëzuar strukturat e sigurisë kombëtare të ndërtojnë një sistem të integruar “përgjatë gjithë zinxhirit” për mbrojtjen e interesave të Kinës jashtë vendit, sistem që ka gjasa të kërkojë zgjerimin e kapaciteteve kineze të inteligjencës dhe mbrojtjes të dislokuara jashtë vendit.

Read more:Honda regjistron humbjen e parë vjetore në pothuajse 70 vite

Natyra e varësive globale të Kinës do të thotë se ky sistem nuk mund të ndalet vetëm në periferinë e afërt të vendit, por duhet të parandalojë rreziqet deri te Kanali i Panamasë dhe minierat e Afrikës Qendrore. Paralelisht, intelektualë besnikë ndaj partisë po debatojnë nëse Kina duhet ta rishikojë zyrtarisht angazhimin e saj ndaj mosndërhyrjes. Një vend i ndërtuar mbi një narrativë anti-imperialiste ka arritur në pikën pikën e vlimit, me njëfarë hezitimi, të marrë përsipër një pjesë më të madhe të barrës perandorake./ Foreign Affairs

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bota #Donald Trump #Kina #Kine #Minerale #Natyra #pekin #Pekini #Xi jinping

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë
  • “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet
  • Nga karikatura te librat/ Bujar Kapexhiu tregon projektet: Po përgatitem për dy botime të reja. Bienalja e karikaturës në Korçë…
  • VIDEO/ Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 5 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by