Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Mendoj se do të jemi mirë, Xi nuk dëshiron të shohë një luftë”, Trump pas takimit me liderin kinez: Nuk kam marrë asnjë angazhim në asnjërën anë
Botë

“Mendoj se do të jemi mirë, Xi nuk dëshiron të shohë një luftë”, Trump pas takimit me liderin kinez: Nuk kam marrë asnjë angazhim në asnjërën anë

• 16 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ka marrë asnjë angazhim nga presidenti kinez Xi Jinping lidhur me Tajvanin gjatë bisedimeve të zhvilluara në samitin dy-ditor në Pekin, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Kinës për ishullin vetëqeverisës vazhdojnë të mbeten të larta.

Gjatë kthimit drejt Uashingtonit, Trump u tha gazetarëve se ai dhe Xi kishin diskutuar gjerësisht për Tajvanin, përfshirë edhe çështjen e shitjeve të armëve amerikane ndaj ishullit.

Sipas presidentit amerikan, Xi Jinping e pyeti drejtpërdrejt nëse SHBA-të do ta mbronin Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.

“Unë nuk flas për këtë”, tha Trump, duke shtuar se nuk dëshironte të komentonte publikisht mbi mënyrën se si do të reagonte Uashingtoni në një situatë të tillë.

Read more:“Vizita e tij ishte historike”/ Takimi me Trump në Kinë, Presidenti Xi Jinping: E dobishme për thellimin e besimit mes dy vendeve

Trump deklaroi gjithashtu se do të marrë “brenda një periudhe mjaft të shkurtër” një vendim për vazhdimin e shitjeve të armëve të planifikuara për Tajvanin. Administrata e tij kishte njoftuar më parë një paketë armësh me vlerë 11 miliardë dollarë, që përfshin raketahedhës të avancuar dhe sisteme raketore.

Ai tha se Xi “ndjen shumë fort” për Tajvanin dhe kundërshton çdo lëvizje drejt pavarësisë së ishullit.

“Nuk mora asnjë angazhim në asnjërën anë”, theksoi Trump, pa dhënë më shumë detaje mbi diskutimet. Nga ana tjetër, presidenti kinez paralajmëroi se çështja e Tajvanit mbetet tema më e ndjeshme në marrëdhëniet mes dy fuqive botërore.

Read more:Trump godet Starmer, krizat që mund të rrëzojnë kryeministrin britanik dhe përplasja e re me SHBA-në

Sipas medias shtetërore kineze, Xi Jinping deklaroi se “nëse çështja keqtrajtohet, të dy kombet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt”.

Tajvani është një aleat i hershëm i SHBA-së dhe Uashingtoni është i detyruar me ligj t’i ofrojë ishullit mjete për vetëmbrojtje. Megjithatë, administratat amerikane prej dekadash kanë ruajtur një balancë delikate diplomatike mes mbështetjes për Tajvanin dhe marrëdhënieve me Pekinin.

Vitet e fundit, Kina ka shtuar stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, duke rritur tensionet në rajon dhe shqetësimet ndërkombëtare për mundësinë e një konflikti.

Read more:Akuzoi Kinën për pengimin e një udhëtimi të mëparshëm, presidenti i Tajvanit shkon në Afrikën Jugore pavarësisht presioneve diplomatike

I pyetur nëse mendon se mund të ketë luftë mes SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin, Trump u përgjigj se nuk e parashikon një skenar të tillë.

“Mendoj se do të jemi mirë. Xi nuk dëshiron të shohë një luftë”, tha presidenti amerikan.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Donald Trump #Kina #pekin #Presidenti #Rajon #Shba #Shba-të #Tajvani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin