Librazhd
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.
Read more:Përmbyset anija në liqenin Bajkal/ Vdesin pesë turistë, shpëton mrekullisht një i mitur
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme




