Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Territorialja’ dëgjesë me qytetarët në Durrës/ Mazniku: Integrimin në BE duhet ta ndjejnë të gjitha zonat. Boçi: Duhet të ndryshojë modeli qeverisës
Aktualitet

‘Territorialja’ dëgjesë me qytetarët në Durrës/ Mazniku: Integrimin në BE duhet ta ndjejnë të gjitha zonat. Boçi: Duhet të ndryshojë modeli qeverisës

• 20 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe qytetarët e Durrësit e shohin me dyshim reformën e re administrative-territoriale, që po bëhet nga politika. Shqetësimi kryesor i qytetarëve në Qarkun e Durrësit nuk janë vetëm shërbimet, por edhe problemi me pronat.

Në dëgjesën e komisionit nuk munguan edhe banorët, që preken nga projekti TID.

Bashkëkryetari socialist i reformës, Arbjan Mazniku, kërkoi gjetjen e një ekuilibri, pasi sipas tij, qëllimi final është i njëjti për të gjithë qytetarët në vend, integrimi në Bashkimin Europian.

Read more:Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

“Duhet ti mbajmë sytë në një objektiv kombëtar, integrimi në BE. Ky është një objektiv i cili teksa ka negociata kombëtare dhe teksa Shqipëria shkon në BE të mirën e integrimit në BE duhet ta ndiejë paralelisht edhe Shijaku dhe Fushë-Kruja edhe Durrësi, duke pasur kapacitete që të ushtrojnë funksionet e tyre, por edhe duke tërhequr financimet nga Bashkimi Evropian”, tha Mazniku.

Standardi i shërbimeve për qytetarët është sfida kryesore e kësaj reforme të re, tha bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi, i cili renditi kërkesat e opozitës.

Read more:Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

“Ne duhet të vendosim një standard minimal shërbimesh, ta përcaktojmë brenda reformës. Kjo është sfidë me qytetarin, ne jemi këtu për tu bërë të përgjegjshëm për t’i shërbyer qytetarin. Dhe ajo që kërkon PD është e thjeshtë, duhet të ndryshojë modeli qeverisës, funksionalitet, kompetenca, autonomi, mbështetje financiare në të gjitha format, por duhet të ndryshojë edhe modeli i territorit”, u shpreh Boçi.

Durrësi ishte ndalesa e tetë e Komisionit të reformës administrative-territoriale, ku edhe në qytetet e tjera është pritur me kritika nga qytetarët.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arbjan mazniku #Bashkimi evropian #Durres #Integrimi #luçiano boçi #Politika #pronat #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ Protestuesit “vulosin” mesazhin për Ramën para Kryeministrisë: Shqipëria nuk është në shitje!
  • “Poshtë patronazhistët”, revolta e 60-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
  • “Politikanët s’jetojnë në realitetin e shqiptarëve, analfabetë”, protestuesi: Blejnë apartamente e vila, në QSUT nuk shkojnë sepse kanë vjedhur aty
  • Sherri në Pukë, familjet Shkreli e Istrefi 20 vite konflikt për pronën! 4 të plagosur e 3 të arrestuar
  • Dy muaj protestë kundër kryeministrit/ Osman Stafa: Rama, 13 vite në pushtet dhe ende nuk ka ujë 24 orë siç premtoi. Çfarë bese kërkon?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 12 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by