Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fiks Fare/ “Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun
Aktualitet

Fiks Fare/ “Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun

• 26 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fiks Fare denoncoi se në fshatin Progonat të Tepelenës, një konflikt vijon prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë institucion, qoftë policia, prokuroria, gjykata apo edhe vetë Kadastra, nuk e kanë zgjidhur.

Jo vetëm kaq, por pas interesimit të emisionit investigativ dhe përplasjes së këtyre familjeve, policia lokale shoqëron me forcë denoncuesin.

Në redaksinë e emisionit mbërritën video të këtij konflikti, ku disa banore të zonës, trashëgimtare të zonjës së ndjerë, Aishe Daci, janë nxjerrë forcërisht pa asnjë vendim gjykate, pa përmbarim apo pa polici nga Zaçe dhe Liljana Islami, të cilët pretendojnë se banesa është e familjes së Liljana Islamit (Dacit). Fiksi bisedon me Arta Daci, një nga trashëgimtaret e Aishes, e cila thotë se ajo dhe 2 motrat e saj janë nxjerrë me forcë nga ky çift në vitin 2022, teksa prona në fjalë që kanë edhe konfliktin, ka qenë pronë e tyre, e ka ndërtuar nëna dhe vëllai i saj, që kanë ndërruar jetë. Më pas, është bërë një gabim në Kadastër, ku pronën në fjalë ia kanë hedhur në emrin e një komshiu, që s’ka lidhje as me Liljanën e as me Artën. Ky komshi ka bërë një deklaratë se prona është e Aishe Dacit.

Read more:Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimit administrativ

Ndërkohë, në momentin që motrat kërkuan që pronën t’a hidhnin në emrin e tyre u shfaq edhe çifti në fjalë që hapin një gjyq, duke qenë se Zaçe Islami është avokat, dhe e paraqesin deklaratën e komshiut në këtë gjyq. Por, përdorin vetëm togfjalëshin “s’është e imja”, duke mos përdorin “është e Aishe Dacit”. Fitojnë shkallën e parë, ndërkohë që Arta dhe motrat e saj s’kishin dijeni dhe as ishin thirrur. Madje, as Kadastra e Tepelenës dhe komshinjtë.

Më pas, Kadastra e ka ankimuar këtë vendim ashtu edhe Arta dhe aktualisht nuk ka një vendim të formës së prerë, një urdhër ekzekutimi që prona t’i lirohet Zaçes dhe Liljanës. “Këta janë futur me forcë në atë banesë dhe nuk dalin nga banesa. Nëna dhe vëllai janë nën dhe’, Liljana dhe Zaçja u kanë marrë gurët e banesës. Na nxorën me dhunë, plaçkat i kemi çuar në një kasolle dhe janë kalbur” thotë Arta.

Read more:Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë në GJKKO, shtyhet seanca. Ja kur do të mbahet e radhës

Pasi morën këtë banesë, çifti Zaçe dhe Liljana Islami janë konfliktuar me komshinjtë, trashëgimtarët e Refi Gugës. Liljana ka prishur muret rrethues ekzistues, duke tentuar që pronën që zaptoi ta zgjerojë. Fiksi bisedon me Sokol Gugën, i cili tregon kalvarin prej 4 vitesh. madje thotë se ka edhe filmime që Liljana ka prishur muret rrethues. “Ata mirë që zaptuan, po tani prishin muret tona të ndërtuara në vitet ’60 dhe ’70. Janë mure ekzsitues.


Jemi në konflikt, ka ardhur policia dhe çështja ka shkuar disa herë në polici, prokurori e gjykatë. Është konflikt i hapur. Sa erdhën këta, vetëm zaptojnë” pohon Sokoli. Ai thotë se, të dyja palët kanë vendosur kamera dhe tashmë çështja ende s’po zgjidhet nga asnjë institucion.

Read more:‘Bukuroshja e Durrësit’, mozaiku i rrallë kthehet në shtëpi pas 45 vitesh

Fiksi shkon te banesa ku qëndrojnë Zaçe dhe Liljana Islami. Çifti i kërkon grupit të Fiks Fare që të futet në rrethimin e banesës. Më pas, gazetarët i pyesin se si u bënë pronar dhe a kanë certifikatë dhe aty fillojë dhe acarohen.


Zaçe i kërkon Liljanës që të ndërpresë intervistën. Fiksi i kërkon nëse kanë certifikatë, ata s’e kanë. Pretendojnë se janë pronar me një vërtetim të vjetër, të viteve ’40, por në atë vërtetim shkrihet truall dhe tokë arë dhe jo godinë dhe banesë.

Read more:SPAK çon në gjyq miqtë e “Bajrave”, katër të pandehur për atentatin ndaj Aleksandër Prendit

Më pas pretendojnë se përse grupi i Fiksit është futur në banesë, kur në fakt vetë ata i ftuan brenda. tentojnë të flasin, por acarohen dhe nuk iu përgjigjen pyetjeve. Në një moment, te muri që është prishur disa herë, vjen edhe komshiu Sokol Guga dhe aty palët acarohen, duke sharë njëra – tjetrën. Zaçe Islami merr një gur dhe tenton që të qëllojë Sokol Gugën. Ai i kërkon grupit të Fiks Fare që ai të largohet, ndërsa Fiksi i thotë se personin në fjalë s’e ftuan ata dhe se është në një rrethim tjetër.

“Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, ishin disa nga fjalët që palët i drejtonin njëra-tjetrës, ndërkohë që në një moment avokati Zaçe Islami merr një zorrë uji dhe tenton që t’a lagë, por s’ka ujë. Më pas ai lajmëron policinë që të vij te ai konflikti.

Read more:Një foshnje pesëmuajshe e vdekur është dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Pas 1 ore, në vendngjarje shkon Policia e Tepelenës, e cila fillimisht shkon në banesën e Zaçe Islamit. Zaçja ankohet për komshiun dhe u tregon se aty ka shkuar edhe grupi i Fiks Fare dhe u ka bërë pyetje për pronësinë. Pasi dolën nga banesa e Zaçes, Fiksi tenton të flasë me shefin e krimeve duke e pyetur se përse nuk është zgjidhur si konflikt. Ai thotë se palët do shoqërohen dhe informacionin ta merrnim te zëdhënësja. Nuk pranon të japë shpjegime.

Fiksi ndjek furgonin e policisë që ndalon te një banesë, ku qëndronte denoncuesi Sokol Guga. Policia i shkon te porta dhe i kërkon që ai të shkojë në komisariat. Qytetari i thotë se nëse Zaçja ka vendim prishje për murin, atëherë ai do të paraqitet dhe se sot s’është konfliktuar. Nuk pranon dhe shefi i krimeve urdhëron agjentët e tjerë që t’a shoqërojnë me forcë. Policia e merr me forcë, teksa Sokol Guga i kundërshton. Ata e fusin në furgon, ndërsa grupi i Fiks Fare e pyet shefin nëse ka urdhër shoqërimi apo vendosi në çast. Ai thotë e palët do shoqërohen.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Gazetarët #Gjykata #Institucion #Islami #jetë #Kamera #Nëna

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kallëzimi për librin e Ramës “The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori, por…
  • “‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! Ja kur do t’u drejtohemi deputetëve
  • “The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori, por…
  • Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.
  • “Në Beograd flitet ende për spastrim etnik në Kosovë”/ Konsullata serbe në Shkodër, Ditmir Bushati me reagim të fortë: Vendoset padrejtësisht shenjë barazimi me shqiptarët në Luginën e Preshevës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 9 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by