Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica
Aktualitet

U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hita viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica

• 27 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, paraditen e sotme vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së Korçës, i cili, së bashku me kolegun, gjatë përmbushjes së detyrës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u dëmtuan si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit.

“Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës.

Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.

Read more:I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman

Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin.

Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës”, u shpreh Hita.

Read more:E rëndë në Fier/ 68-vjeçari gjendet i pajetë pranë rrugës, policia: Dyshohet për shkaqe natyrale

Dy punonjësit e Policisë, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, kanë konstatuar njërin prej personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë. 21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë, të cilët u dëmtuan si pasojë e përplasjes.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve 19 dhe 21 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e një 27-vjeçari, pronar i një lokali ku shitej lëndë narkotike dhe ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Read more:Vjedhje në një bulmetore në Pogradec, autorët marrin paratë dhe regjistrimet e kamerave të biznesit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, si dhe një tavolinë pokeri.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arrestimit #kokaine #pogradec #Policia #policia e shtetit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh!
  • U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll
  • “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by