Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit
Aktualitet

Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit

• 1 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale uron të gjithë fëmijët për një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe të mbrojtur, duke theksuar se në epokën digjitale mbrojtja e fëmijëve lidhet ngushtë edhe me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.

Në kuadër të kësaj dite, institucioni i drejtuar Besnik Dervshi ka publikuar Udhëzuesin “Për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve”, një material informues dhe ndërgjegjësues i hartuar në zbatim të ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe institucioneve mbi rëndësinë e të dhënave të tyre dhe sigurisë në internet.

Në një realitet ku fëmijët përdorin çdo ditë rrjete sociale, aplikacione, lojëra elektronike dhe platforma të ndryshme online, ekspozimi ndaj rreziqeve digjitale është bërë gjithnjë e më i pranishëm. Shpërndarja e pakujdesshme e fotografive, publikimi i informacionit personal, komunikimi me persona të panjohur apo përdorimi i aplikacioneve të pasigurta mund të krijojnë pasoja afatgjata për privatësinë, sigurinë dhe mirëqenien e të miturve.

Read more:Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit

Pikërisht për këtë arsye, udhëzuesi synon të shërbejë si një instrument praktik dhe edukues për të ndihmuar të miturit të kuptojnë më mirë se çfarë janë të dhënat personale, si përdoren ato në mjedisin online dhe përse duhet të mbrohen.

Dokumenti trajton në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme të drejtat e të miturve si subjekte të të dhënave personale, duke shpjeguar të drejtën për informim, akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, si dhe të drejtën për t’u harruar. Gjithashtu, ai orienton fëmijët mbi mënyrën se si mund të kërkojnë ndihmë dhe të reagojnë në rastet e shpërndarjes së paautorizuar të të dhënave apo cenimit të privatësisë së tyre.

Read more:Kryeministrja letoneze Evika Siliņa njofton dorëheqjen e saj të papritur pas një jave skandalesh

Në mënyrë konkrete, udhëzuesi ofron këshilla praktike për përdorimin e sigurt të internetit, si krijimi i fjalëkalimeve të forta, kontrolli i cilësimeve të privatësisë në rrjetet sociale, shmangia e ndarjes së informacionit personal me persona të panjohur, kujdesi ndaj lidhjeve apo aplikacioneve të pasigurta dhe rëndësia e të menduarit përpara publikimit të çdo fotografie apo informacioni në internet.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rreziqeve që lidhen me bullizmin kibernetik, mashtrimet online, gjurmimin e aktiviteteve në internet dhe përdorimin e të dhënave personale për qëllime marketingu apo profilizimi. Përmes shembujve konkretë dhe gjuhës së përshtatur për moshën e tyre, udhëzuesi synon të krijojë një kulturë më të lartë ndërgjegjësimi dhe përgjegjshmërie tek të miturit gjatë përdorimit të teknologjisë.

Read more:Përplasjet me Kubën, SHBA akuzon Raul Castron për vrasje dhe shkatërrimin e një avioni amerikan

Udhëzuesi evidenton gjithashtu rolin e rëndësishëm të prindërve, mësuesve dhe institucioneve arsimore në krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital për fëmijët, duke nxitur komunikimin, mbështetjen dhe edukimin e vazhdueshëm mbi privatësinë dhe sigurinë online.

Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të fëmijëve, mbrojtja e të dhënave personale mbetet një element thelbësor për garantimin e dinjitetit, sigurisë dhe të drejtave të tyre themelore.

Read more:Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore

Zyra e Komisionerit mbetet e angazhuar në promovimin e një kulture të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave personale dhe në ndërtimin e një interneti më të sigurt për fëmijët, përmes informimit, edukimit dhe bashkëpunimit me institucionet, shkollat, prindërit dhe vetë të miturit.

Udhëzuesi i plotë është publikuar në faqen zyrtare të institucionit dhe mund ta aksesohet përmes faqes zyrtare të Komisonerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fëmijët #Internet #interneti #Kujdesi #mashtrimet online #Mbrojtja #mjedisi #Praktik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar
  • Gaz lotsjellës dhe arrestim të protestuesve! Radio shtetërore franceze: Pavarësisht presioneve, ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk dorëzohet
  • Gaz lotsjellës dhe arrestim të protestuesve! Radio shtetërore franceze: Pavarësisht shtypjes, ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk dorëzohet
  • Korçë/ Bruna Zguro rihap pas 40 vitesh atelienë e artizanatit: E kam trashëgimi nga gjyshja dhe mamaja
  • “Atë nënën e morën korbat dhe sorrat dhe e përdhunuan”/ Berisha reagon ashpër ndaj Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 16 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Atë nënën e morën korbat dhe sorrat dhe e përdhunuan”/ Berisha reagon ashpër ndaj Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by